Hare dhe lotë socialistësh për suksese të pandalshme
Ka dalë dje në një konferencë shtypi, aop takim me stafin Belinda Balluku. E cila është shkarkuar tashmë nga funksionet ekzekutive në qeveri. E prekur, gati duke qarë, zonja Balluku, duket se ka dhënë një lamtumirë. Ndaj stafit, politikës…Nuk dihet mirë.
Thjesht nëse kthehemi pak pas në vite, më 17 janar 2019, zonja Balluku merrte detyrën nga Damian Gjiknuri, një figurë e njohur e firmave serioze të Ministrisë, ajo shfaqej e mbajtur, e sigurtë, e qeshur, gjithë besim. Dhe me shenja të qarta të arrogancës.
Nuk e ndan dot njeriu nëse kësaj i shkojnë më shumë lotët, apo qeshjet!
Nëse dëgjojmë fjalën e djeshme, zonja foli për suksese! Mundet të jetë edhe ashtu. Po pse vallë njeriu preket dhe ngashërohet nga sukseset? Nga kapërcimi i sfidave?
Përtej kësaj, zonja Balluku mbajti edhe një leksion për lidershipin e Edi Ramës që siç tha ajo di të frymëzojë, të japë besim. Nëse e sheh nga afër gjestikulacionin e saj mund të mendosh se ajo e beson realisht këtë që thotë. Dhe kjo është e tmerrshme, sepse zbulon se njerëzia jetojnë brenda mureve të perceptimit që ndërtojnë për jetën dhe vendin. Për disa Edi Rama është një lider i rrallë, ndërkohë që qeverisja e tij ka vetëm një emër: katastrofë!
Brenda grupit të mbyllur të miliarderëve të qeverisë funksion metër tjetër vlerësimi, që u sugjeron shqiptarëve një formulë që është e pakapërdishme. Që tregon se ndoshta këta nuk jetojnë në Shqipëri, por tjetërkund.
Belinda Balluku iku pra me shfaqjen e fundit të saj, të varfër në fjalor dhe mesazhe, duke përsëritur edhe njëherë shoqërinë me Edin. Që pak kujt i intereson. Do të vijë një kohë që do të kemi tur psi brez nga këto lloj daljesh, nga kjo kulturë politike që po i merr frymën këtij vendi të shndërruar në çiflig.
s.zaimi

Add new comment