Shpipëri Hesapi

Lëreni t'i jargavitet lirisht Historisë!

Postuar në 31 Gusht, 2024 21:43

Faqja syri.net shkruante se Edi Rama bëri atë që nuk e bëri as Enveri. Në një monument në një fshat arbëreshësh në Itali është kompozuar një hibrid mes pamjes së Edi Ramës dhe Skënderbeut. Aty ka qenë për përurimin dhija e parlamentit, Elisa Spiropali.

Mundet. Zoti Rama është një hermafrodit politik, as majtas as djathtas, as andej e as këtej, as artist, as shtetar, as europian e as pasha. Ai madje nuk e di as vetë nga i leverdis të jetë, venecian, raguzian, shkodran, mirditor, vlonjat, tropojan apo beratas. Shqiptar apo vllah, katolik apo ortodoks.

Shqipëria në 24 orë

Postuar në 27 Gusht, 2024 12:15

Një shqiptar u vra në Blegjikë për idealin kombëtar tonin të një vendi parkimi. Fqinjët thanë se ai kishte kohë që debatonte me atë që e vrau me të cilin ishin fqinj.

Para dy ditësh një shtetas vrau një tjetër se i ngacmoi të fejuarën. Viktima ishte person problematik, kështu që sherri ka nisur të mahiset më herët.

Dje u publikua video e dy femrave që hyjnë në lokal e qëllojnë me shishe në kokë një tjetër për një aferë “sentimentale”.

Ia sqarova edhe William Burnsit pse erdhi në Ballkan

Postuar në 24 Gusht, 2024 16:32

Në Kosovë ka nisur të zërë rrënjë sëmundja e vjetër e shqiptarëve të Shqipërisë se asgjë që ndodh kur vetë nuk je protagonist nuk është e mirë. Për ta ilustruar: kur në Shqipëri erdhi Xhorxh Bush, opozita e Edi Ramës nuk kishte se çfarë të thoshte, sidomos sepse vizita erdhi pas Gërdecit, por edhe sepse z. Rama kishte marrë ndryshimet kushtetuese. Por për ta prishur karadyzenin e Nuri Beut, u sajua historia e vjedhjes së orës në Fushë-Krujë, të cilën e përgënjeshtroi vetë ish-presidenti amerikan.

Po Shqipëria politike pse e bojkotoi Konventën e demokratëve amerikanë?

Postuar në 23 Gusht, 2024 14:05

Disa ditë më parë në SHBA u mbajt konventa e Partisë Demokratike, e cila zyrtarizoi votën për kandidatin për president të SHBA në zgjedhjet e nëntorit. Ngjarja politike u përcoll me pompë të madhe në mediat amerikane dhe për nga organizimi i ngjante një ceremonie me sens triumfalizmi dhe madhështie që nuk para lidhet shumë me kohën.

Besa e shqiptarit: E poshtëron pushteti përditë, ul kurrizin dhe sytë. Vesh iksi një bluzë, e mbysin!!!

Postuar në 21 Gusht, 2024 13:06

Në katakombet online të psikiatrisë kombëtariste është zhvilluar një betejë frontale ndaj gazetarit sportive, Ervin Baku, i cili në një intervistë për EuroNews, është paraqitur në ekran me një bluzë të ekipit kombëtar serb të volejbollit. Kaq ka mjaftuar që sipas Bakut të nisë një “kryqëzatë e pafre dhe e pa arsye”, që përmban “një ndëshkim masiv që e ka tejkaluar të drejtën tuaj”.

Rama, 220 mijë m2 në Vuno, Berisha 20 mln€ në Porto Romano. Ti e ke Tomorrin apo llafe kot?

Postuar në 13 Gusht, 2024 22:14

Edi Ramës i ka lënë gjyshi 224 mijë m2 tokë në Vuno. Z. Rama e zbuloi pasi erdhi në pushtet. Ai nuk i do ato prona. Jo, nuk i do. Duket. 

Gazeta “Tema” shkruan sot se në territorin e Porto Romanos të afërm të Berishës, kompensohen me 21 milionë euro për shkak të pronësisë që kanë aty.

Sipas kësaj gazete këta kanë prona nga Ksamili në Durrës. Të mos harrojmë se edhe Malltezi ishte pjesë e pronës te kompleksi “Partizani”. 

Një video e munguar për "pushimet shumë të mira" në Dhërmi

Postuar në 13 Gusht, 2024 15:47

Kryeministri Edi Rama shpërndante dje në rrjetet sociale një video të një turisti italian, që fliste për Dhërmiun apo bregun shqiptar. Videon z. Rama e ndante me titullin: NE ITALIANËT me pushime në Shqipëri, më mirë se në Itali.

Kakomeja, plazh i ndaluar për shqiptarët. Vangjeli e hapi më 1 gusht, e mbylli pas zgjedhjeve!!!

Postuar në 12 Gusht, 2024 17:34

Doni një Vangjel për punë? Ja ky është!

Kështu e prezantoi Vangjel Tavon, kryeministri Rama, gjatë një prej takimeve të tij elektorale në Himarë. Dhe Vangjeli për punë, pa vetulla dhe i shpëlarë, vetëtinte në fytyrë si një hero i punës socialiste në prani të udhëheqësit.

Koha që shërbimi zjarrfikës të privatizohet!

Postuar në 11 Gusht, 2024 17:08

Zjarri doli nga kontrolli në Vlorë para disa kohësh. Në fushën e mbetjeve shtëllunga tymi i zunë qiellin kaltërosh qytetit krenar.

Zjarri mandej doli nga kontrolli në Finiq. E përcëlloi qytetin antik dhe ia hoqi poturet e ullishteve për të lënë vetëm gurët e antikitetit të konstrastonin me të zezën e thëngjillit.

Zjarri doli nga kontrolli në Shëngjin para disa kohësh. Në Gjirokastër këtë zanat ka zjarri për vit; sot ka dalë nga kontrolli edhe në Bulqizë.

Dy letra dashurie për Himarën që shpjegojnë suksesin e Pitkinit në Shqipërinë e Enver Hoxhës

Postuar në 08 Gusht, 2024 17:14

Pas zgjedhjeve lokale në Himarë ka patur një zhvillim interesant përtej të majtës dhe të djathtës. Dhe këtë transhedencë e arrin vetëm patriotizmi i sinqertë i shqiptarëve që ndjejnë se kanë përgjegjësinë t’u çelin sytë shqiptarëve të tjerë që nuk po kuptojnë sesa dëm po i bëjnë vendit me ndasitë që po fusin.

E nën këtë emër patriotizmi origjinal, të ndjerë, të përgjithshëm, drejtori i Përgjithshëm i Arkivave të Përgjithshme ka publikuar dy letra dashurie; njërën për Vangjel Tavon e tjetra për Flamur Nokën.

Pages

Subscribe to RSS - Shpipëri Hesapi