Shpipëri Hesapi
Politika: 30% e listave të deputetëve e mbyllur. Media e bën 70% që të nxjerrin Berishën tradhtar
Sali Berisha i gjunjëzohet Damian Gjiknurit për listat e mbyllura.
Kështu shkruan sot Mero Baze, një lloj murgu që predikon çdo ditë se si e pëson Berisha përherë e nga kushdo.
Një jetë intelektuale dhe publicistike e shpenzuar me një temë të informacionit politik: Saliu më i ligu!
Dëshmi e vjetër e luftës turistike ndaj Shqipërisë(video)
Një kronkë e vitit 2000 e Tv KLan. Halë në sy na kanë patur përjetësisht!
Ajka
Ka një farë kohe që njerëzit kryesorë të biznesit në Shqipëri, kanë dëshirë të dalin e të flasin apo shfaqen në media.
Me njerëz të biznesit mos të kuptojmë vetëm ata që zyrtarisht kanë të regjistruar biznese. Jo. Biznesmen është edhe një ministër, edhe një drejtues emisioni televiziv, edhe një drejtor tjetër, apo ndonjë guvernator banke.
Janë biznesmenë sepse në fakt pushtetin e tyre e kanë të ndërtuar mbi pasuri që nuk korrespondojnë me të ardhurat zyrtare,
Kë të votojnë himarjotët: Petron apo Vangjelin?
Vangjel Tavo është kandidat i PS-së për zgjedhjet në Himarë më 4 gusht. Partia Socialaiste ka shpallur se ajo Lufton kundër helenizimit në këtë sektor. Dhe ka zgjedhur një dropullit kozmpolit ta bëjë këtë.
Petro Gjikuria është kandidati i opozitës. Nga një familje e Bregut, pjesëmarrës në federatën Panepirote, një himarjot me rrënjë dhe sjellje politike tipike e zonës. Asgjë për të fshehur. Petro Gjikuria Lufton që në HImarë të mbeten edhe ca himarjotë që nuk duan të dëgjojnë Noizin.
Vangjel-Rama e kanë bërë Fjalë: Me Belerin për Himarë
Ka dalë sot me një status dygjuhësh në faqen e vet në Facebook, Vangje Tavo. Kandidati i PS-së për bashkinë e Himarës në zgjedhjet e 4 gushtit.
Kryeministri vendos të deklarojë se çmimet në zonat turistike janë rritur. Ndaj edhe ato janë rritur
Qeveria nuk vendos çmimet dhe nuk vendosin dot çmimet as të hoteleve as të restoranteve dhe nuk i kontrollojnë. Por ama në Vlorë, Ermal, në Sarandë Olt, ku janë edhe dy pikat e një rritjeje absurde të çmimeve është e rëndësishme të flitet me operatorët e hoteleve dhe t’iu thuhet që kjo është jo vetëm e padrejtë, mbase në kushtet e kapitalizmit nuk e perceptojnë, por është strategjikisht vetëvrasje për ata vetë. Duhet komunikohet dhe të flitet që rrija e palogjikshme e çmimeve vjen me një kosto të lartë vitin tjetër.
Unë tani kam tunelin!...Nis vajin kallogre Llogaraja!
Rruga Vlorë – Sarandë është ndërtuar së pari në vitin 1917 nga robërit austriakë, të kapur prej italianëve në Luftën e Parë Botërore. Një rrugë e ngushtë, e rrezikshme, e ndërtuar kryesisht për qëllime ushtarake. Ashtu mbeti ajo deri në fillim të këtij shekulli, kur vuri dorë ushtria jonë dhe u zgjerua e u përmirësua. E kam bërë atë rrugë për dyzetë e tre vjet, ashtu siç ishte në dimër e verë, në akull e në zheg. Sarandë – Vlorë dhe Vlorë - Sarandë, qëkur rashë dhëndërr në qytetin e (pa)varësisë. Ajo rrugë i kishte të gjitha, të gjitha.
Fjalia tragjike: U zhgënjeva nga Lulzim Basha!
Jam ndarë me Bashën. Kam qenë partizan i Bashës si askush tjetër
Kështu është shprehur Roland Bejko, dikur partizan si askush tjetër edhe i Sali Berishës.
Dje ndërkohë Enkelejd Alibeaj shprehej i zhgënjyer po me Lulzim Bashën. Po pse? Sepse Basha nuk do të bëjë asgjë.
Vangjeli pa vetulla ka nisur tê besojë se ndjek gjurmët e Shën Kozmait
Ka thënë sot në "Të Paekspozuarit" Vangje Tavua, që do kandidojë më 4 gusht në Himarë:
Më ka shtyrë Himara dhe zgjidhja e problemeve, krizave dhe rivendosja e normalitetit. Jam i bindur që në muajt e parë të mandatit tim, Himara, ashtu si bashkitë e tjera do të jetë në normalitet të plotë, qytetarët do të marrin shërbim në mënyrë të barabartë dhe do të kenë përfaqësues që do t'i përfaqësoj denjësisht, të majtë, të djathtë, ata që ndihen grekë dhe ata që nuk ndihen grekë
Të gjithë për paratë e veta
Drejtori i shkollës së muzikës “Jan Kukuzeli” në Durrës, Dashamir Mehmeti, është shpallur në kërkim në kuadër të operacionit antidrogë, “Summer”. Sipas raportimit zyrtar atij i është gjetur edhe një pistoletë në banesë, çka implikon pjesëmarrjë aktive në grupin e hetuar së fundmi.