Shpipëri Hesapi

Hidh foton e drurit të Saliut që të dukesh prapë socialist me dinjitet

Postuar në 10 Tetor, 2026 15:01

Ka folur sot – por edhe ka shkruar – Erion Braçe. Ka folur për votën e tij të djeshme por reformës territoriale Rama-Mazniku, ndonëse e kundërshtoi hartën e propozuar gjithë kohës. Ka shkuar gjerë e gjatë, e ndoshta për herë të parë pa gabime drejtshkrimore – ish-zv.kryeministri I Shqipërisë, deputet prej nuk mbahet mend sesa vitesh, ka folur për të thënë se: unë votova pro-PS-së sepse më kërcënuan me përjashtim.

Kushner tall bythën hapur: Shqipëria do vendosë për Zvërnecin, unë dua t'i bëj krenarë

Postuar në 09 Tetor, 2026 14:56

Jared Kushner, ka reaguar më në fund për projektin e Zvërnecit duke zbuluar edhe se kush janë partnerët e tij në Shqipëri. Asnjë fjalë për Edi Ramën, njeriu që e çoi Shqipërinë në zgrip të ekzistencës, asnjë fjalë për kryeministrin sekser, që u bë meit nga protesta e flamingove.

TOPIÇAT e patriotizmit

Postuar në 21 Shtator, 2026 22:47

A beson ti se ata të katërt ishin të pafajshëm?

Pyet gazetari. Kolegia ia mbam ison me buzëqeshje beqare.

Nuk jam jurist. Kemi paguar 35 milionë euro për mbrojtjen më të mirē në botë

 Ia kthen i ftuari.

Secili të gjejë anën e duhur në këtë diskutim që mbyllet Topçe: me gjeste dhe mimika. Në jug, DOBIÇ, përdoret me kuptimin e finokut, hileqarit të zgjuar, që nuk ja hedh dot.

Aman, qani larg televizioneve!

Postuar në 16 Shtator, 2026 21:14

Vendim i turpshëm! Marre! Kjo nuk është drejtësi. Thirrje të tilla qarkulluan sot nga pjesë e politikës shqiptare që është mësuar ta shohë drejtësinë në filxhan të kafesë. Mirë kjo, kur hajdutët bëjnë moral, por ne sot pamë edhe nga ata që qajnë. Ngashërimi i Taulant Ballës ishte kapitull i veçantë anatomie, diçka që duket si vëllimi II i z. Balla. Është shumë. Mjafton kryevepra e vëllimit I. 

A mund të quhemi ende një Komb?

Postuar në 12 Shtator, 2026 16:05

Sot ka patur një protestë të disa qytetarëve në Vlorë që janë ngritur kundër ngritjes së një muzeu hebraik në qytet në një zonë që e konsiderojnë me rëndësi për historinë e qytetit. Është e qartë për këdo se Edi Rama ka një politikë personale filohebreje për arsye që nuk kuptohen dhe po e ndjek atë megjithë provokimin e saj.

A është hequr non grata për Berishën? Po për familjarët? PD-ja gjen kauzën e re

Postuar në 11 Qershor, 2026 17:21

Prej tri ditësh në mjediset mediatike ka qarkulluar pëshpëshi politik se Sali Berishës i është hequr non grata nga SHBA. Sot lajmi u përhap shpejt nga gazetarë pranë Berishës por pa përcjellë ende një deklarim zyrtar të Departamentit të Shtetit. Mbi këtë lajm informal ka nisur një lloj ekstaze e brendshme në PD që kulmoi me budallallëkun tipik të Belind Këlliçit që e cilësoi lajmin si fitore të popullit shqiptar. Arsyetimi: meqë non grata u dha për të asgjësuar opozitën, heqja sjell një riaktualizim të saj. Më saktë të PD-së.

Frrok Çupi: Kemi ecur si shtet. Kemi kaluar nga 4 të vrarë në tërheqjen zvarrë

Postuar në 03 Qershor, 2026 15:29

Analisti Frrok Çupi deklaronte sot në një intervistë televizive se shteti ka ecur për mirë. Sipas tij, është kaluar nga vrasja e 4 protestuesve në tërheqjen zvarrë. 

https://www.facebook.com/reel/1534015955062419

Nuk është as i pavdekshëm, as i pathyeshëm e as "mreti". Është dhjeranuku numër 1 ndaj në protestë!

Postuar në 03 Qershor, 2026 13:29

Ndiqeni kryeministrinin se çfarê tha e si e tha sot. U mor me njê anê të protestës, me sharjet e një pjese. Foli për manipulatorē dhe të manipuluar. Po deklaronte se ai mbron Shqipërinë. Nga manipulatorët dhe të manipuluarit. Po kërkonte Saliun diku që ta bënte pis protestën. Nuk e gjeti se Saliu ka mbathur opingat e është deklaruar pro investimit. Çfarë mbetet? Asgjë, kuptohet fare qartë se kërriçin e progresit e ka trembur protesta, cilësia e saj dhe sinkronia civile. Ndaj sërish në protestë! 

Teori konspiracioni për protestat. Por ne jetojmë këtu dhe e dimë se katandisja e Shqipërisë është reale

Postuar në 01 Qershor, 2026 19:49

Berat Buzhalën e quajnë gazetar. E mbajnë për të tillë. E ftojnë lart e poshtë nëpër studio si analsit dhe moralist. Buzhala bëri lajm kur doli para disa kohësh me Samir Manen, të dy me poture të shkurtra në jug, duke u “çilë sytë shqiptarëve” për punët e mira të Samirit në Jug. Tani Buzhala po do t’u “çilë sytë shqiptarëve” për një projekt si në Zvërnec.

Këto nuk janë trashësime. Është dikush në regji që po manipulon, po prodhon, po falsifikon në shkallë industriale

Çet-Niku

Postuar në 31 Maj, 2026 01:25

Në Zvërnec u bë si në Kuçovën e filmit. U tërhoq një qytetar zvarrë, pastaj u shkarkua një drejtor policie se gënjeu në raportim dhe u arrestua dhunuesi.

Policia njofton se ambienti është rrethuar me autorizim. Në ballë të situatës mesa duket qëndron Shefqet Kastrati, njohur edhe si Çeti.

Çeti me gjasë mori shembull nga Rrjolli i Bashkim Ulajt, por më herët ka përvojën e rrugës Durrës-Kukës.

Pages

Subscribe to RSS - Shpipëri Hesapi