Çet-Niku

Në Zvërnec u bë si në Kuçovën e filmit. U tërhoq një qytetar zvarrë, pastaj u shkarkua një drejtor policie se gënjeu në raportim dhe u arrestua dhunuesi.
Policia njofton se ambienti është rrethuar me autorizim. Në ballë të situatës mesa duket qëndron Shefqet Kastrati, njohur edhe si Çeti.
Çeti me gjasë mori shembull nga Rrjolli i Bashkim Ulajt, por më herët ka përvojën e rrugës Durrës-Kukës.
Çeti doli edhe te Sazani, porto Romano, Limjoni. Çeti del kudo: Rinas, Kukës. Maleve dhe fushave. Një sukses që nuk shpjegohet më me rregullat standarde. Vetëm Warren Buffet mund të japë një ide sesi shpjegohet që ky Çetnik i kapitalizmit shqiptar gjendet kudo.
Sigurisht që nuk mund të flasim dot për shkelje ligjore (përveç Limjonit) pot gjithësesi një biznesmen i këtij ndikimi do të duhet të shprehej dhe sqaronte se çfarë po ndodh. Pasi asnjë investim nuk është i shkëputur nga komunitetet dhe njerëzit. Por këto janë shenjat e para të një vale që ndoshta nukk do ketë fund të mirë.
s.zaimi

Comments
Zoti Zaimi e thashe edhe ne
Zoti Zaimi e thashe edhe ne nje koment para ca kohesh: thenia e njohur "mos me pyet per milionin e pare", Shefqet Kastrati e ka "modifikuar" ne feste te hapur me familje e miq per milionin e pare! Ky zotnia e ka bere "milionin e pare" duke punuar mu si hamall me vellezerit dhe familjaret e tij; eshte pikerisht kjo lloj pune qe ia ka bere shume te lehte mepastaj te fitoj te dytin, te tretin e keshtu me radhe. Kastrati eshte biznes i madh dhe eshte krejt e natyrshme qe te gjendet kudo. Sidoqofte, keta protestuesit kane zgjedhur vendin e gabuar per te protestuar; duhej te protestonin ose para Kryeministrise ose ne Surrel. Sepse, o zoteri, nuk eshte Ceti po Edi. Policia nuk eshte e Cetit por e Edit. Eshte Edi ai qe, me ligj (dhe maliq), ia ka dhene token Cetit; eshte Edi ai qe con policine te mbroje investimin e Cetit. Shefqet Kastrati eshte i vetmi biznesmen i ketij kalibri, qe nuk e akuzon kush as per perfshirje ne aktivitet kriminal dhe pastrim parash, sic thuhet per shume "kolege" te tij, as per korrupsion e gjera te ketilla; akuza e vetme ndaj tij eshte "oligark".... sikur Shqiperia te ishte si tek ai moskofilmi "200+1 milione" !
Shqiperia eshte placke e
Shqiperia eshte placke e hajduteve ne pushtet dhe ne " o/pozite ". Jane pale ne marreveshje me te gjithe piratet ne Bote qe te vine dhe marrin apo dhunojne c'ka te duan.
Si Rama ashtu edhe Berisha dine te luajne me pushtetin dhe sponsorizuesit nga jashte. Kete e pame mjafte mire se si asnje Parti ne Parlament nuk kishte delegate te saj ne proteste per te rrezuar rrethimin.
Ore ti Tosi, nuk ka "si Rama
Ore ti Tosi, nuk ka "si Rama dhe Berisha". Nuku. Qe nga viti 2020 e deri me sot, dmth plot 6 vite, i eshte bere veting Sali Berishes; veting nga prokuroret e partise; nuk kane lene gje pa remuar, qe nga viti 1990; dhe nuk i kane gjetur asnje qindarke... se po te ishte ndryshe do ja kishin nxjerre bojen si Veliajt prsh. Askush nuk e thote kete fakt. Askush....
Add new comment