Çet-Niku

Në Zvërnec u bë si në Kuçovën e filmit. U tërhoq një qytetar zvarrë, pastaj u shkarkua një drejtor policie se gënjeu në raportim dhe u arrestua dhunuesi.
Policia njofton se ambienti është rrethuar me autorizim. Në ballë të situatës mesa duket qëndron Shefqet Kastrati, njohur edhe si Çeti.
Çeti me gjasë mori shembull nga Rrjolli i Bashkim Ulajt, por më herët ka përvojën e rrugës Durrës-Kukës.
Çeti doli edhe te Sazani, porto Romano, Limjoni. Çeti del kudo: Rinas, Kukës,. Maleve dhe fushave. Një sukses që nuk shpjegohet më me rregullat standarde. Vetëm Warren Buffet mund të japë një ide sesi shpjegohet që ky Çetnik i kapitalizmit shqiptar gjendet kudo.
Sigurisht që nuk mund të flasim dot për shkelje ligjore (përveç Limjonit) pot gjithësesi një biznesmen i këtij ndikimi do të duhet të shprehej dhe sqaronte se çfarë po ndodh. Pasi asnjë investim nuk është i shkëputur nga komunitetet dhe njerëzit. Por këto janë shenjat e para të një vale që ndoshta nukk do ketë fund të mirë.
s.zaimi

Comments
Zoti Zaimi e thashe edhe ne
Zoti Zaimi e thashe edhe ne nje koment para ca kohesh: thenia e njohur "mos me pyet per milionin e pare", Shefqet Kastrati e ka "modifikuar" ne feste te hapur me familje e miq per milionin e pare! Ky zotnia e ka bere "milionin e pare" duke punuar mu si hamall me vellezerit dhe familjaret e tij; eshte pikerisht kjo lloj pune qe ia ka bere shume te lehte mepastaj te fitoj te dytin, te tretin e keshtu me radhe. Kastrati eshte biznes i madh dhe eshte krejt e natyrshme qe te gjendet kudo. Sidoqofte, keta protestuesit kane zgjedhur vendin e gabuar per te protestuar; duhej te protestonin ose para Kryeministrise ose ne Surrel. Sepse, o zoteri, nuk eshte Ceti po Edi. Policia nuk eshte e Cetit por e Edit. Eshte Edi ai qe, me ligj (dhe maliq), ia ka dhene token Cetit; eshte Edi ai qe con policine te mbroje investimin e Cetit. Shefqet Kastrati eshte i vetmi biznesmen i ketij kalibri, qe nuk e akuzon kush as per perfshirje ne aktivitet kriminal dhe pastrim parash, sic thuhet per shume "kolege" te tij, as per korrupsion e gjera te ketilla; akuza e vetme ndaj tij eshte "oligark".... sikur Shqiperia te ishte si tek ai moskofilmi "200+1 milione" !
Add new comment