Shpipëri Hesapi

Nuk di gjë për AKSHI-n? Ndaj edhe t'i pezullojnë të tjerët!

Postuar në 17 Shkurt, 2026 18:53

Në prezantimin e drejtorit të ri të Agjencisë së Shoqërisë Kombëtare të Informacionit, kryeministri Edi Rama, ndër të tjera tha se:

Desha të vij vet për të bërë një falënderim shumë të madh për Mirlinda Karçanajn, që ka punuar pranë meje për dy dekada e më shumë, të cilën e njoh si një nga njerëzit më të përkushtuar ndaj funksionit dhe shërbimit publik në këtë vend.

Kllounët e Tiranës provokojnë Kosovën: Thirrje për tubim në Prishtinë!!!

Postuar në 12 Shkurt, 2026 19:43

Ka një njeri në politikë me emrin Taulant Balla. Është ndër ata që bën çdo punë ndaj edhe është i dobishëm. Madje për një shumicë që është martuar dhe bashkëjeton me krimin është i domosdoshëm. Ky njeri sot ka dalë në Parlament e ka bërë thirrje që më 17 shkurt të gjithë shqiptarët të bashkohen në Prishtinë për të protestuar në mbrojtje të UÇK-së, kundër gjykimit në Hagë të katërshes drejtuese të ushtrisë në fjalë, pa prova siç tha ai.

Më tej ky tribun i çdo fjale të deleguar i është drejtuar kreut të opozitës, Berisha me akuzën se i ka shërbyer gjithë jetën Serbisë.

Tenxherja 701

Postuar në 08 Shkurt, 2026 14:22

 

Në Shqipëri ka aktualisht një idiot të veshur me pushtet gjithfarësh: ekzekutiv, ekonomik, publik dhe parlamentar. Quhet Edi Rama dhe punon si kryeministër, ndërkohë që lehaqenien e ka pasionin e vet natyral.

Video/Niveli i ri i puthjes së bythës. Si lexohet mes arabëve fjalimi i Ramës në Knesset

Postuar në 27 Janar, 2026 18:31

Mediat sociale kanë rëndësi sepse ato mundësojnë një interpretim plebishitar të ngjarjeve, zhvillojnë kuptimin e gjërave lirisht. Për këtë arsye fjalimi i z. Rama në Knesset meriton të ekspozohet edhe për atë sesi lexohet mes arabëve. Më poshtë një prej tyre që megjithatë kujdeset të mos barazojë kryeministrin e Shqipërisë me shqiptarët. 

Porto Eda, Sazani, terxhumani, 83 mandatet dhe Puthja e Bythës së Donaldit

Postuar në 21 Janar, 2026 23:46

 

Shumëkush ndoshta kujton se kur në prill 1985 vdiq Enver Hoxha, përveç orkestrimit kolektiv të lotëve dhe qarjeve  në masë publikisht(shumë edhe realisht të prekur) nisi një valë celebrimesh gjithfarëshe me shkrime, letra mbledhjesh. Në shkolla tetë vjeçare u dha direktiva që nxënësit të bënin poezi për Enverin. Nisi kështu një përpjekje poetike dhe poetizimi e pashoqe që kuturiste të ungjillizonte një njeri në fron e kujtesës emocionale kombëtare.

Vetëm ju mos u zini, se e mbajmë edhe ca diarrenë

Postuar në 09 Janar, 2026 19:01

Kryeministri Edi Rama ka folur dje ose sot për një akuzë të rëndë që I është bërë nga Blendi Fevziu. Ky i fundit, që merret me çdo temë, nga nanoteknologjia, te marrja e pluhurave, e deri te gjeopolitika, thotë se disa ministra të qeverisë Rama, udhëtojnë në fundjavë dhe në Tiranë lënë kasetat sikur janë në punë.

Zoti Rama i numëron gazetarit Fevziu se ai ka udhëtuar në Amerikën Latine me Baton Haxhiun të cilëve u numëron edhe ku hanë e ku pinë.

Mandej zoti Rama thotë se Fevizu është e vetmja opozitë racionale në këtë vend, një pohim ky privat.

Video/Albanografia e emergjencave civile

Postuar në 08 Janar, 2026 15:00

Pamjet nuk verifikohen pasi janë publikuar në Facebook, por që janë tonat nuk ka diskutim. Pamje që na thonë se jetesa jonë në komunitet është vazhdimisht një emergjencë civile.

Do vijë uji sot thua?

Postuar në 29 Dhjetor, 2025 16:10

Uji do vijë në Vlorë. Në mos sot, nesër. Nga java ndoshta. Ja sa të vijë tubi nga Turqia. Kështu tha kryebashkiakja e Vlorës duke na kujtuar se nga çfarë soji e qeveris këtë vend. Nëse kërkon në internet me fjalët tubat e ujësjellësit të dalin shumë lajme si kjo e Vlorës, por vetë tubi i Vlorës qenka shumë specifik. Situata groteske e një vendi që hedh satelitë në hapësirë, por nuk sjell dot ujë në rubineta, të kujton një episod të regjistruar nga Robert Eslie, me një banor të Libohovës në vitin 2012.

Na duhet një Këngë për Ujin...

Postuar në 29 Dhjetor, 2025 00:04

Katër ditë pa ujë në Vlorë. Të paujët kanë mësyrë teatrin ku bashkiotët mbanin mbrēmjen gala. Bashkallarët do kenë qenë larë me ujë deti. Protesta vazhdon. Defekti thuhet se është i rëndë. Por uji do të vijë. Votën e dinë vetë ata kujt ia japin. Se fundja ne pa ujë kemi qenë, u mësuam keq ca kohë. Kot e bëjnë të madhe. Narta dhe Panajaja kanë pa ujë jetë e mot e ja tek janë. Hajde gëzuar, mos çani bythë se do vijë. Dhe kur të vijë bëjini këngë. 

s.zaimi

Shkolla e Zeqinesë

Postuar në 20 Dhjetor, 2025 12:13

Ky që del në këtë video është Ardit Bido. Deputet i Partisë Socialiste. Zotëria në fjalë – duke qenë socialist edhe zotnillëku vjen me përkufizim për shkak të këtij statusi – ka qenë drejtor i Arkivës së Shtetit dhe më herët llapës permanent kundër padrejtësive, ashtu siç i kupton ai.

Në video jepet një sekuencë nga incidentet në parlament seancën e shkuar, të cilës zoti Bido i vë diçiturën e vet publicitare: kjo është e vetmja mënyrë sesi këta mund të bëhen ministra. Në krah i qëndron edhe dikush tjetër që flet për votën e që nuk dihet kush është.

Pages

Subscribe to RSS - Shpipëri Hesapi