Nuk di gjë për AKSHI-n? Ndaj edhe t'i pezullojnë të tjerët!

Në prezantimin e drejtorit të ri të Agjencisë së Shoqërisë Kombëtare të Informacionit, kryeministri Edi Rama, ndër të tjera tha se:
Desha të vij vet për të bërë një falënderim shumë të madh për Mirlinda Karçanajn, që ka punuar pranë meje për dy dekada e më shumë, të cilën e njoh si një nga njerëzit më të përkushtuar ndaj funksionit dhe shërbimit publik në këtë vend.
Linda ka qenë gjithnjë e para që vinte në punë dhe e fundit që largohej nga puna. Jam i pikëlluar për atë gjithçka ajo po kalon, në radhë të parë për agresionin barbar të portaleve, rrjeteve, dhunës verbale, që e asociojnë për gjëra që s’kanë asnjë lidhje me Lindën. Unë s’kam dijeni për detaje që lidhen me aktivitetin e kompanive të përfshira në hetim, por kam dijeni për faktin që Linda është nënë e vetme me dy fëmijë, ka një karrierë nga më të shkëlqyerat në shërbimin publik
Si mundet një kryeministër, që i thotë vetes se është shërbëtor i Shqipërisë të flasë kështu për një funksionar publik nën hetim dhe akuzë? Zoti Rama e ka patur zonjën Karçanaj nën varësi direkte, siç ka patur edhe Ergys Agasin, dikur. Sot që të dy janë nën akuzë kryeministri rrëfen aspekte të jetës personale të Karçanajt. Cili epitet i shkon për shtat këtij shejtan budallai?
Nëse z. Rama me të vërtetë nuk di detaje të aktivitetit të kompanive të përfshira në hetim, kjo nuk ka problem. Sepse edhe nuk ka pse t’i dijë. Por z. Rama duhet të dijë detaje të aktivitetit institucional të vartësve, sepse e ka për detyrë, e ka për detyrim dhe përgjegjësi, dhe sepse po nuk i diti ia arrestojnë apo ia pezullojnë.
Për të ardhur keq që vartëset e zotit Rama e kanë parë përherë atë si liderin e adhurueshëm. Ky është lideri, ky Parid që ia mbath me të parën!!!
s.zaimi

Comments
Eshte po ky Kryeminister qe
Eshte po ky Kryeminister qe perseriste si mantra "burg, burg, burg" per ato nenat me femije qe nuk kishin mundesi te paguanin faturat e energjise elektrike apo ato hallexhinjte e tjere.
Linda ka qenë gjithnjë e para
Linda ka qenë gjithnjë e para që vinte në punë dhe e fundit që largohej nga puna.
si ta maresh kete llogjike gomari, nga kryegomari. E cfare dmth qe rinte ne zyre duke bere selfi gjithe dite? une e interpretoj qe ka qene e perkushtuar per tenderat dhe "punonte" gjithe diten, duke vjedhur cfare e me ke te mundte.
normal tenderat i mer Geroni, me ndihmen e kunates dhe te gruas Dekanes se FTI. kur ju bene shume lek filloi xhelozia, dhe filloi ankokhej (ironia hajduti lufton hadutet) .... dhe per kete bukuranen ishte business as usual.
kjo duhej te ishte qeruar qe kur ja hoqen breket nga koka iranianet, se ai ka qene demi me i madh qe kjo i ma bere atij vendi. pak vete e kuptojne zararin , po ne kopshtin e kryegomarit, mund te livadhise kushdo qe ka bekimin e tij.
Ne jemi te pikelluar per leket e vjedhur o gomar, jemi te pikelluar qe te dhenat e shqiptareve me liber shtepie i ka cdo hacker ne planet. po he se do ja shohesh tymin, se aty vetem budalle ka.
Linda është nënë e vetme me dy fëmijë, ka një karrierë nga më të shkëlqyerat në shërbimin publik
ku ta kapesh koketopen?! po cme duhet se sa femije ka e kush ja lepin pjeshken mqs s'ka burre legal. KARRiere te shkelqyer kjo?! ky po i fut nje furce mqs eshte bojaxhi me duket. po kjo u ca duke firmosur per tendera qe mbanin era korrupsion o palle. kjo i nxori data e shqiptareve ne rruge dhe kjo ka implikime te papara ne jeten e tyre, ti nuk arin ta kuptosh.
Mirlinda Karçanajn, që ka punuar pranë meje për dy dekada e më shumë
kjo te implikon ty direkt, po per hajvanlleqe ti shquhesh. normal qe vjen vete te e lash me uje te bekuar tashti qe ju hoqen petet lakrorit dhe po shohim me c'm*t e kemi pasur. ke kompleksin e madheshtise e pompozitet nderkohe qe ky te buron nga inferioriteti qe ke se je aty ne shqiperi, nje shithole par excellence, dhe sheh me cfare njerez je i rethuar, hajdute tashme ne nivele te organizuara kriminale.
Add new comment