Do vijë uji sot thua?

Uji do vijë në Vlorë. Në mos sot, nesër. Nga java ndoshta. Ja sa të vijë tubi nga Turqia. Kështu tha kryebashkiakja e Vlorës duke na kujtuar se nga çfarë soji e qeveris këtë vend. Nëse kërkon në internet me fjalët tubat e ujësjellësit të dalin shumë lajme si kjo e Vlorës, por vetë tubi i Vlorës qenka shumë specifik. Situata groteske e një vendi që hedh satelitë në hapësirë, por nuk sjell dot ujë në rubineta, të kujton një episod të regjistruar nga Robert Eslie, me një banor të Libohovës në vitin 2012.
Synimi ishte mirëfilli gjuhësor, por në bisedë Mërkur Tosuni, sqaron edhe idenë e tij për qytetin, qytetarët dhe medemek qytetërimin. Ndiqeni, nga minuta 4:50 për ujin.

Add new comment