Linja 0900 "e vetmja mundësi" për Taulantin

Postuar në 07 Mars, 2026 11:37

Ka qenë një deputete në Grupin Parlamentar të PS-së të cilën e përgojonin se ishte bërë autoshkollë. Për çfarë zeje do pyesë njerëzia? Përgjigjen e ka TaulanT Balla.

Ka qenë një deputete tjetër të cilën e krahasonin me gomarin. Kush është kjo? Edhe për këtë përgjigjen e ka Taulant Balla. Jo se Taulant Balla di gjithçka, por e ka me detyrë funksionale të dijë kësi gjërash. Sepse këto dhe vjedhja janë politika në atë parti. 

Taulant Balla u ngrit e deklaroi se për Albana Vokshin do përdorte linjën 0900- hot line, duke përdorur atë që u quajt gjuhë seksiste. Dhe Niko Leshi që është në krye të Parlamentit hëngri pelën siç di zakonisht të bëjë. Incidenti është i rëndë, sepse ai na tregon nivelin e atyre që na drejtojnë, konfirmuar edhe nga përgjimet e SPAK për ministra, drejtorë e gjithfarë lëtyrash të administratës. 

Dhe kalon kjo pa asnjë masë. Graria e Shqipërisë që llapin ngë mëngjesi në darkë për të drejtat e gruas nuk po llapin kësaj radhe. As gratë e parlamentit që nesër festojnë 8 marsin, një pjesë të lumtura në paradën e tangave majë banakut. Zeqineja është një tjetër formë gjinore e Taulantërisë së këtij vendi, një telendare e zgjedhur për të qepur me logje dhe palaçollëqe çdo insinuatë në një parlament që është puseta e mutit në këtë vend.

Por ta mirëkuptojmë Taulantin megjithatë se atij për atë punë i bën def vetëm linja 0900 se vetë nuk do afrohej dot as me gomaricat e Dragostunjës. Dhe të mendosh që ky zhelja ka qenë dikur viktimë e një sulmi të rëndë familjar nga Sali delenxhiu. 

s.zaimi

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.