E pabesueshme, Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë: Vendimi ynë i vitit 2011, bie ndesh me Kodin e Procedurës!!!

Postuar në 04 Maj, 2026 15:31

 

Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë kanë dalë sot me një vendim për unifikimin e praktikës gjyqësore për masat e sigurisë. Në njoftimin për shtyp vihet në dukje se propozimet e bëra më herët nga kreu i Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi, sipas të cili vendimi unifikues i vitit 2011 çalon në disa formulime.

Thonë Kolegjet:

Formulimi i mëparshëm, sipas të cilit, kur kërkohet ose vendoset masa e sigurimit “arrest në burg”, gjykata nuk ka detyrimin të analizojë realisht masat alternative dhe mjafton të arsyetojë se masa e zgjedhur është e përshtatshme për rastin konkret, nuk është në përputhje me nenet 228-230 dhe 245/1, shkronja “ç”, të Kodit të Procedurës Penale, si dhe me nenin 5 § 3 të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut. Për këtë arsye, gjykata ka detyrimin të shqyrtojë realisht masat më pak kufizuese të lirisë personale dhe të arsyetojë shprehimisht përse ato nuk janë të mjaftueshme në rastin konkret. Ky arsyetim duhet të jetë i individualizuar, i mbështetur në fakte dhe i lidhur drejtpërdrejt me rrethanat konkrete të çështjes

Ky parashtrim na bën me dije një fakt të rëndë: se vendimi unifikues i Kolegjeve i vitit 2011 nuk përputhet me Kodin e Procedurës Penale dhe për rrjedhojë ai vë në diskutim besueshmërinë e Kolegjit, pasi duhet dhënë një shpjegim sesi mundet që një vendim unifikues të bjerë ndesh apo mos përputhet me 3 nene të Kodit të Procedurës Penale.

Një tjetër aspekt, është edhe besueshëmria e vendimit të sotshëm, pasi kush lexon 3 nenet në fjalë, ato janë shumë të qarta dhe vështirë se kanë nevojë për njehsim praktike, por ndoshta kanë nevojë për riformulime.

E gjitha për të penguar masat e arrestit për zyrtarë të lartë nën hetim për korrupsion.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.