Një kllloun në pallat parathotë se pallati do kthehet në cirk!

Agjencia Telegrafike Shqiptare sjell sot në vëmendje një shkrim të “Politico” që shkruan për idenë e kryeministrit Edi Rama për të përdorur inteligjencën artificiale në luftën ndaj korrupsionit. Lodra pas kësaj qarkoreje mediatike është e thjeshtë: z. Rama e citojnë të gjithë për inovacionet që sjell. Dhe “Politico” ia bën qokën në të vërtetë:
Një ditë, mund të kemi edhe një ministri të drejtuar tërësisht nga inteligjenca artificiale. Në këtë mënyrë, nuk do të kishte nepotizëm apo konflikte interesi.
Zhvilluesit vendas madje mund të punojnë drejt krijimit të një modeli të inteligjencës artificiale për t’u zgjedhur si ministër, gjë që mund ta bëjë Shqipërinë vendin e parë që do të ketë një qeveri të tërë me ministra të inteligjencës artificiale dhe një kryeministër
citohet Rama.
Ku shkoi pra gjithë zallamahia e premtimeve për Rilindje? Ku shkoi e gjithë ajo fushatë për një Shqipëri ndryshe, pa korrupsion, pa probleme? Dhe mbi të gjitha: Cila Inteligjencë Artifciale do të përgjigjet për shkeljet e kryeministrit?
Shkarje të tilla ekspozojnë një mosnohje të thellë të forcës ndryshuese të teknologjisë që në këtë rast është pardigmatik dhe jo thjesht modernizues. Kalime të tilla janë ende duke I diskutuar, duke u polemizuar për pasojat etike dhe sociale. Në Shqipëri nuk ka asnjë dilemë: ne jemi gati të gëlltisim me sy mbyllur pilulën e re, sepse nuk besojmë më tek Gjuha jonë, mendja jonë dhe kultura jonë. Të cilat I kemi korruptuar dhe ndotur vetë. Nuk ka shaka më me zarar sesa kjo.
Çfarë po paralajmërohet të kujton një thënie që i atribuohet turqve:
Kur një klloun vjen vërdallë nëpër pallat, ai nuk ka për t’u bërë mbret. Por pallati do bëhet cirk!
s.zaimi
Add new comment