Politikë
Cilat vepra do të mbeten?!!!
Në një reagim publi, kryeministri i vendit Edi Rama, ka sqaruar ndër të tjera se pse ai ka udhëtuar sot me helikopter drejt Korçës, ndërkohë që aksi që lidh Tiranën me Juglindjen ka ditë i bllokuar. Zoti Rama thotë se vizita ka qenë e planifikuar më herët dhe se ajo lidhet me shoqërimin e disa investitorëve të huaj. Mandej kryeministri merret me informacionet rreth kësaj situate që ka gjeneruar jo pak pakënaqësi në mediat sociale dhe mes qytetarëve. Mes të tjerave z. Rama thotë:
Protesta ndër vite, pse raporton ndryshe media e huaj?
Mediat e shumta ndërkombëtare po mbulojnë protestën aktuale të opozitës, duke përcjellë plane, pamje dhe duke vënë në dukje një krizë politike. Është ndër ato prezantime që ndikojnë në vendimmarrjen e institucioneve europiane në raport me Shqipërinë. Paraqitja e protestës është në disproporcion me karakterin e saj, forcën reale dhe në raport me integritetin dhe besueshmërinë e opozitës që e organizon, çka na jep të kuptojmë se ka një agjendë politike ndaj qeverisë aktuale në Tiranë. E cila nuk është në ditët e veta më të mira.
Nëse Bordi i Paqes ndihmon ta shkundë OKB, Zoti e bekoftë
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në mbledhjen e parë të Bordit të Paqes në Uashington, se Shqipëria është shumë e nderuar të jetë në këtë organizatë. Duke marrë fjalën në mbledhjen inauguruese të kësaj strukture të re ndërkombëtare, e krijuar për të adresuar situatën në Rripin e Gazës, kryeministri Rama falënderoi Presidentin Trump që ftoi Shqipërinë në këtë udhëtim. Kryeministri u ndal tek zërat që thonë se organizata është ngritur për të zëvendësuar OKB-në.
Rama jeton me një ëndërr. Por nuk ka për të hyrë në Histori
Spartak Braho thotë në një intervistë për Report se kryeministri Edi Rama, tashmë ka ikur nga realiteti. Sipas Brahos "si nuk dëgjon më" dhe jeton për ëndrrën e krijimit të Epokës Rama. Që sipas Brahos nuk ka për t'u kurorëzuar në Histori, e cila vetëm sa do ta përmendë.
Drejtësia është e pavarur, por vepron pa Prova
Në podcastin e vet sot, kryeministri Edi Rama, ka komentuar pretencën e prokurorëve në Hagë ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së. Sipas z. Rama prokuroria dështoi të sillte një provë të vetme për të përligjur një akuzë të tillë mizore.
A është e mundshme është një gjë e tillë? Pra si ka mundësi që në mes të ditës, në mes të dynjasë, një prokurori e specializuar, kërkon 180 burg pa asnjë provë të vetme?
Këtë me siguri duhet ta dijë z. Rama që e ka lexuar akuzën, por ka ndjekur edhe procesin hap pas hapi.
I vetmi propozim që flet për drejtësi në Hagë është i LDK-së
Ka diçka folklorike dhe artificiale në dy deklaratat e dy parlamenteve shqiptare për gjykimin në Hagë të katër ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Të dyja deklaratat vijnë pas pretencës së prokurorit, çka provon se mosbesimi te drejtësia ka një dozë të lartë oportunizmi. Deklarata e Kuvendit të Kosovës ka një nonsens, për shkak se prokuroria speciale është krijuar me vendim të tijin. I vetmi aspekt racional në këtë që ndodhi është qëndrimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, e cila refuzoi të merrte pjesë në votim për shkak se një pikë e propozuar prej sa u refuzua.
Bëj edhe burg për një shumë të caktuar!
Qeveria ka miratua sot disa vendime të rëndësishme. Në fakt vendimet e çdo qeverie janë të tilla sepse kanë fuqinë të prishin qetësinë e të gjithëve. Por vendimet janë të rëndësishme sepse kanë të bëjnë me financime, përfshirjen e ekselentëve në administratë, paga.
Janë vendime që prekin kategori të tëra njerëzish, për mirë ndoshta, por që nuk hyjnë në serinë e informacioneve apo vendimeve që ndikojnë për mirë në jetën publike.
Gjykata Kushtetuese Popullore
Dikur ka patur dy prokurori: Publike dhe Popullore. Sot populli shqiptar ka dy gjykata kushtetuese. Njëra që paguhet nga buxheti dhe tjetra në rrjetet sociale, e përbërë nga jurisë, konstitucionalistë freelance që paguhen nga fryma e shenjtë dhe dëshira e mirë për mëmëdhenë. Le ta quajmë zotin Ylli Manjani kryetarin e Gjykatës Kushtetuese 2.0 për shkak të prononcimeve të tij të vazhdueshme për çështje juridike ku spikat sidomos vlerësimi si provë i mesazheve telefonike të dekriptuara nga shërbimet policore.
Kushtetuesja rrëzon ankimimin e Ramës, rikthehet pezullimi i Ballukut
Gjykata Kushtetuese shqyrtoi sot kërkesën e kryeministrit Edi Rama për masën e sigurisë të vendosur ndaj zëvendës kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku.
Me një votim 4 me 4 është rrëzuar automatikisht ankimimi i kryeministrit Rama. Pas 10 orësh mbledhje, trupa e gjyqtarëve u nda në grupe: njëri që mendon se masa e pezullimit nuk mund të merret pa lejen e Kuvendit dhe tjetri që mendon se është e panevojshme.
Vendimi rikthen në fuqi masën e pezullimit nga detyra, e vendosur nga GJKKO ndaj zëvendëskryeministres.
Gjykata Kushtetuese vendosi:
Edi Rama merr një medalje tjetër nga Patriarku ortodoks i Jeruzalemit
Edi Rama është dekoruar në datën 27 janar 2026 me urdhërin e Kryqit të Varrit të Shenjtë. Urdhëri i është akorduar kryeministrit nga Patriarku Theophilos III që ka vlerësuar rolin e Shqipërisë në dialogun ndërfetar.
