Spiropali nxirret nga karriera politike

Postuar në 26 Shkurt, 2026 20:31

Po raportohet aktualisht një lëvizje ndryshimesh në kabinetin qeveritar të z. Rama. Në kokë të lajmit qëndron shkarkimi i Belinda Ballukut, e cila është pezulluar nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit.

Kjo është lëvizja kryesore që kualifikohet si lajm. Por nga ana tjetër z. Rama ka larguar dy ministra që mbulojnë sektorë të rëndësishëm: Elisa Spiropalin nga Punët e Jashtme dhe Pirro Vëngun nga Mbrojtja. Zv.kryeministre raportohet se bëhet Albana Koçiu, Toni Gogu te Drejtësia dhe Ferit Hoxha, ministër i Jashtëm. Besfort Lamallari, ministër i Brendshëm dhe Ermal Nasufi, ministër i Mbrojtjes.

Çfarë sugjerojnë këto lëvizje? Së pari një likujdim të raporteve të kontaminuara në ekuilibrin e brendshëm të PS-së. Në këtë kuadër mund të thuhet se pezullimi prej gjykatës i Ballukut, i kontestuar formalisht nga z. Rama, mandej amballazhuar me lajmin e tri dorëheqjeve të refuzuara, i konvenon disi sot z. Rama që e bën largimin e Ballukut një akt të detyruar institucional dhe jo një shitje politike.

Por me largimet e dy ministrave të tjerë, duket se z. Rama ka nxjerrë nga karriera Elisa Spiropalin, që ka zhvilluar një luftë politike tinzare dhe ka provokuar shumë tensione.

Në një kënd pra lajmi kryesor sot është heqja e Spiropalit nga qeveria, pasi Balluku nuk mund të mbahej më në dritën e vendimit të gjykatës.

Theksojmë se ende nuka ka një njoftim zyrtar mbi lajmin. 

s.zaimi

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.