Politikë
Feritit i ikën goja
Ministri i Jashtëm Ferit Hoxha mund të quhet edhe si ministri i Yryshit. Apo Yxhymit. Në kuptimin që me të marrë detyrën aktuale ia nisi pa të ndalur daljeve publike, deklaratave, intervistave, në të cilat asnjëherë nuk harron të vlerësojë rolin vizionar të kryeministrit Edi Rama.
Zoti Hoxha që ka heshtur publikisht për 30 vjet, befas ka dalë nga kjo abstinencë dhe me kredencialet e sajuara si “diplomat i rrallë” është vërsulur në një lloj PR të zhurmshëm në vetë të parë në kuadër të të cilit u përgjigjet pyetjeve pa u artikuluar ende dhe në mënyrën si do ai vetë.
Rama tentoi Nobelin me ndërmjetësimin Greqi-Turqi për detin. Hyri në një lojë ku e përdorën
Çështja e detit me Greqinë mund të ishte zgjidhur pak vite më parë. Por sipas ish-zv.komandantit të Forcës Detare, Artur Meçollari, në atë kohë, kryeministri Rama synonte një çmim ndërkombëtar me rolin e tij në marrëveshjen mes Greqisë dhe Turqisë. Në momentin që kjo marrëveshje nuk u arrit, edhe procesi i negociatave Greqi-Shqipëri ngeci dhe për rrjedhojë çështja e detit mbeti e pazgjidhur.
Italia rikthehet në bazën ajrore të Kuçovës
Mediat italiane shkruajnë për një përpjekje të re mes Shqipërisë dhe Italisë për të kthyer në operativitet bazën e vjetër të Kuçovës. Në këtë kuadër në Tiranë ka qenë kreu i shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Italiane, gjenerali Luciano Portolano i cili është takuar me presidentin Barjarm Begaj, ministrin e Mbrojtjes Ermal Nufi dhe homologun e tij, Arben Kingji.
Cilin kriter përmbushte Bajram Begaj për t'u bërë President?
Në një seancë të zhvilluar sot në Gjykatën e Posaçme është shqyrtuar kërkesa e Erjon Veliajt për pavlefshmërinë e dekretit të presidentit për emërimin si prokuror të Olsi Dados. Gazeta “Tema” e cila ofron për pafajësinë proceduriale të Veliajt shërbime mamie, infermierie, anestezie, korrekturë, propagandë dhe agjitacioni, nën koperturën fisnike të kthimit të drejtësisë në shina, ndër të tjera raporton se:
Mblidhuni se ndihemi të sigurtë!
Një njoftim i ambasadës amerikane në Tiranë për kërcënime eventuale nga Irani ka hapur debatin për sigurinë kombëtare në Shqipëri. Të mblidhet apo jo Këshilli i Sigurisë Kombëtare. Ja çështja.
Së pari, ambasada amerikane nuk do marrë shumë seriozisht tashmë, pasi askush nuk po merr më seriozisht askënd.
Së dyti, për cilin Këshill Sigurie bëhet fjalë? Dhe çfarë siguron ky këshill?
Duhet ta pranojmë realitetin dhe të mos presim gjë nga disa njerëz që nuk sigurojnë dot as kalime në semaforë.
Këshilli Gjerman për Marrëdhëniet me Jashtë: Çështja "Balluku" penalizon Shqipërinë në Gjermani
Këshilli Gjerman për Marrëdhëniet me Jashtë ka publikuar së fundmi një analizë për valën e re të zgjerimit të Bashkimit Europian, duke marrë në vështim optikën e tre kryeqyteteve me peshë: Berlinit, Parisit dhe Hollandës. Raporti nis me konstatimin se “zgjerimi i BE-së ka hyrë në një fazë kritike” për shkak të ndërthurjes së disa situatave dhe konteksteve që veprojnë mbi vendimmarrjen e unionit.
Balluku, çështje ndërkombëtare e Shqipërisë
Sot paradite, dy ambasada të dy vendeve kryesore europiane në Tiranë, ajo e Britanisë së Madhe dhe ajo e Gjermanisë, kanë dalë me deklarata të posaçme për imunitetin e deputetes së Belinda Balluku. E thënë thjesht, të dyja selitë diplomatike kanë kërkuar miratimin e autorizimit të kërkuar nga Prokuroria e Posaçme për arrestimin e Ballukut, autorizim të cilin shumica socialiste e ka rrëzuar.
Mbas këtyre mesazheve, ka reaguar kryeministri Edi Rama sipas të cilit kërkesa e bërë nga dy selitë është në parim korrekte, por qëndrimi i shumicës socialiste dallon në një aspekt tjetër:
Video/Tersi shfaqet në rrugën Librazhd-Përrenjas
Edi Rama u duk sot në aksin Librazh-Përrenjas në të cilin është hapur një kalim provizor. Vartësit aty i flasin për shiun, morfologjinë e tokës, pastaj video fikson këtë zdapin me syze me skelet të gjelbër që tund kokën mendueshëm dhe pastaj nis e ligjëron sesi rrëshket toka. Harta, fotografi - i sheh ky i kupton me siguri për të dalë me sentencën se rruga ra nga natyra.
Narkoshteti njihet zyrtarisht si realitet nga BE
Tri ditë më parë, ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato, foli për penetrimin e krimit në ekonomi si problem që duhet adresuar në kuadër të procesit të integrimit.
Spiropali nxirret nga karriera politike
Po raportohet aktualisht një lëvizje ndryshimesh në kabinetin qeveritar të z. Rama. Në kokë të lajmit qëndron shkarkimi i Belinda Ballukut, e cila është pezulluar nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit.
