Politikë
Shqipëria e "xhaxhi Edit nga Tirana"
Radio Evropa e Lirë publikon sot një lloj reportazhi politik me titullin: Transformimi i Shqipërisë dhe mësimet që mund t'i nxjerrë Kosova. Autorja Valona Tela, që e prezanton materialin edhe si video, rreket të sqarojë për të gjithë një sukses të Shqipërisë në Bashkimin Europian, duke ia sugjeruar këtë si rrugë edhe Kosovës.
Shqipëria humbi një shans për promovimin e Shtetit Bektashi në OKB
Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka bërë në faqen e vet në Facebook, një prezantim tematik dhe fotografik të aktiviteteve ku ka marrë pjesë gjatë sesionit të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Spikasin të drejtat e njeriut, paqja, takimet me shumë përfaqësues shtetesh dhe organizatash, por edhe diskutime në kuadër të nismave rajonale si ajo Adriatiko-Joniane.
Opozita si Laro e pushtetit
Silva Caka, ish-deputete e Partisë së Lirisë, është emëruar zv.ministre e Brendshme. Në internet gjen shkrime pa fund ku Silva Caka citohet me akuza të rënda penale ndaj Edi Ramës personalisht.
Sot zonja Caka gjeti një punë të re. Ajo është numri dy i një ministrie ku patjetër që do të japë kontributin e vet.
Politika e aplikuar në këtë mënyrë, nga njerëz që kapëcejnë me lehtësi ylberin e ka shndërruar këtë vend në një pavion. Nuk është rasti i parë. Kjo është filozofi.
Kaput!
Erjon Veliaj është shkarkuar sot nga detyra e kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Vota në Këshillin e Bashkisë së Tiranës ka qenë thuajse unanime dhe ajo erdhi si kërkesë e këshilltarëve socialistë. Në mbledhjen e mbajtur me këtë rast, këshilltarë të shumtë kanë folur për Veliajn dhe problemet e tij qelizore me korrupsionin. Tani vendimi i shkon si propozim Këshillit të MInistrave që duhet të vendosë.
Ikën kështu një e keqe e madhe nga drejtimi i Tiranës, nga perspektiva politike e vendit, ndonëse për akuza minimale në krahasim me ato zullume që janë bërë.
Tom Doshi heq dorë nga mandati i deputetit
Dy deputetët e PSD kanë hequr dorë nga mandati. Tom Doshi dhe Sabina Jorgo nuk do të jenë pjesë e Parlamentit të ri. Dy përfaqësuesit e Shkodrës u lënë vendin dy kandidatëve të tjerë në listën e PSD-së.
Sipas rezultatit të zgjedhjeve të 11 majit, mandati pritet t’i kalojë dy më të votuarve, Besnik Brahimi 3614 vota dhe Shkurt Lasku 2678 vota.
Qeveria e re "Rama 4"
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar qeverinë e tij të katërt. Kabineti i ri qeveritar:
Zv.kryeministre dhe Ministre e Infrastruktrës dhe Energjisë – Belinda Balluku
Ministria e Punëve të Brendshme - Albana Koçiu
Ministria për Evropën dhe Punën e Jashtme – Elisa Spiropali
Ministria e Financave – Petrit Malaj
Ministër i Kulturës, Turizmit dhe Sportit - Blendi Gonxhja
Satrapi dje, hajdutët sot!
Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka ndërhyrë me një replikë ndaj ministrit aktual të Drejtësisë, Ulsi Manja, për sa i takon Kodit të ri Penal.
Pse, ore, ligjet tona do na i miratojë Brukseli?! Seriozisht?! Po ty pse të votuan njerëzit, për të bërë ligje apo për të bërë deklarata?! Nuk mund të votohesh e paguhesh këtu e të ‘pallohesh’ në Bruksel
shkruan ndër të tjera Manjani.
Gusht apo shtator? Mandati i Aida Hajnajt në BKH, ndan Këshillin e Lartë të Prokurorisë
Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) vendosi sot lirimin nga detyra të drejtoreshës së Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), Aida Hajnaj, për shkak të përfundimit të mandatit të saj 5-vjeçar.
Për përfundimin e mandatit të zonjës Hajnaj votuan shumica e anëtarëve të KLP-së, megjithatë 4 anëtarë nuk ranë dakord me afatet e përfundimit të mandatit të drejtoreshës së BKH-së.
Gjashtë anëtarë votuan pro përfundimit të mandatit më 31 gusht, ndërsa 4 të tjerë mbajtën qëndrimin se mandati i Hajnajt përfundon në shtator.
Arsyet banale të "përplasjeve" sezonale me drejtësinë
Në një prononcim në media sociale sot, kryeministri Edi Rama rikthen në mjedis publik përpasjen me Këshillin e Lartë të Gjyqësorit.
Shqetësime edhe nga Tirana për akuzat ndaj UÇK-së
Media të ndryshme në Kosovë janë hedhur sot në një sulm gati frontal dhe moralizues ndaj Dimal Bashës, kreu i ri i Kuvendit. Ato kanë sjellë në vëmendje një studim të Bashës të vitit 2012 ku ai në cilësinë e kërkuesit në fushën e të drejtës ndër të tjera supozon një lidhje të UÇK-së me krimin dhe trafikun e drogës.
Kaq ka mjaftuar që apostujt e Luftës së Shenjtë të vitit 1999 të vënë kujën se Basha është Skandali dhe Albin Kurti, Zarari. Mirëpo pa u shtyrë shumë në diskutime ka dy aspekte:
