Politikë

Protesta e Tiranës, seancë dëgjimore në PE

Postuar në 01 Korrik, 2026 20:23

Në Parlamentin Europian u mbajt një seancë dëgjimore lidhur me protestat e përditshme para Kryeministrisë, me pjesëmarrjen e aktivistëve të shoqërisë civile, atyre të çështjeve të mjedisit dhe deputetes Marjana Koçeku, e cila para dy javësh njoftoi tërheqjen nga grupi parlamentar socialist, duke iu bashkuar protestës si deputete e pavarur. Koçeku theksoi në fjalën e saj se të rinjtë shqiptarë po tregojnë se janë më pranë Europës dhe vlerave të saj sesa establishmenti politik.  

 

Qeveria nuk dha garanci për Zvërnecin, u shkelën standardet e BE-së

Postuar në 01 Korrik, 2026 20:01

Në një konferencë për mediat, pas përfundimit të misionit faktmbledhës në zonën e mbrojtur Vjosë-Nartë, delegacioni i eurodeputetëve të Grupit të Gjelbërve në Parlamentin Europian paraqiti gjetjet e vizitës dhe shqetësimet e ngritura gjatë takimit me ministrin e Mjedisit, Sofjan Jaupaj.

Kryetarja e delegacionit të PE-së, Tineke Strik, tha se pavarësisht justifikimeve për këtë projekt, qeveria shqiptare nuk kishte dhënë garanci për mbrojtjen e mëtejshme të zonës.
 

Nisja e fundit të monopolit politik të PS-së

Postuar në 01 Korrik, 2026 13:54

Pasi e tallën dhe e përçmuan, paragjykuan dhe insinuuan, analistët e qeverisë kanë nisur ta këshillojnë protestën. Të zgjerojnë bazën ideore të vijimit të saj, në një rol që po nxjerr lakuriq këtë kategori si pjesë e dosjeve shqiptare. Atij libri që duhet t’i përfshinte një pjesë të gazetarëve në aneksin e vet. Skënder Minxhozi shkruan sot me entuziazëm se një protestë e dhunshme është dhuratë për Edi Ramën.

Deputeti i gjelbër Mijatović: Larg duart nga Vjosë-Narta!

Postuar në 26 Qershor, 2026 16:41

Raportuesi i të Gjelbërve për Shqipërinë në Bundestag, Boris Mijatović, thotë se në zonën e Vjosë-Nartës nuk duhet të ndërtohet. Në një intervistë për DW, ai thekson se kjo zonë duhet të mbetet ashtu siç është: një rezervat natyor.  

Zotërinj nga Kosova: Dashurojeni Edin, por mos na flisni për dashurinë tuaj!

Postuar në 24 Qershor, 2026 14:36

Kryeministri po vjedh statuse e mesazhe nga të mundet për të dalë i larë në situatën e tanishme. Me protestën e këtyre ditëve është verifikuar një dukuri interesante: një aradhë analistësh apo publicistësh nga Kosova, kanë dalë si mbrojtës fanatikë të Edi Ramës. Duke arritur deri në rrugaçëri leksikore dhe impostim druvari nëpër studio. Pse?

Lodrat e fundit me UÇK

Postuar në 24 Qershor, 2026 14:12

Historia e luftës së Kosovës do të ishte mirë të shkruhej e shkëputur nga rrugëtimi i Kosovës si shtet në pavarësi pasi do të vinim sërish në dilemën e shqiptarëve të Shqipërisë që nuk dinë të ndajnë dot rolin e disa figurave të tyre. Sulmet e koordinuara të përfaqësuesve të UÇK-së ndaj një pjesëtari të tyre, Dritan Goxhaj, u bë për llogari strikt politike dhe jashtë çdo kërkese morale dhe etike minimale. Dritan Goxhaj as e ngriti kredencialet e veta si ish-luftëtar në protestë, thjesht lexoi një emër.

Shfaqet Komuniteti Hebraik në Shqipëri: Shqipëria nuk do jetë kurrë vend i antisemitizmit

Postuar në 21 Qershor, 2026 14:21

Qarkullon në këto orë një deklaratë e të ashtuquajturit Komunitet Hebraik i Shqipërisë. Nga një kërkim online nuk rezulton asnjë e dhënë për këtë Komunitet përveç faktit se ai menaxhohet nga një sinagogë dhe se sipas Censit 2023 raportohen vetëm 74 banorë si hebrenj ose me besim judaik. Deklarata nënvizon me shqetësim aktin e heqjes së flamurit izraelit dje në protestë dhe mbyllet me një qëndrim ultimativ për të cilin as ka tagër. 

Një ndryshim në horizont

Postuar në 18 Qershor, 2026 13:10

 18 ditë protestë mjaftuan për të rrëzuar një maket të politikës që ka marrë vlerësime pozitive nga institucionet ndërkombëtare.

Sulmet dhe insinuatat për origjinën dhe motivet e protestës kanë rënë nga shumica dhe mazhoranca. Protesta është aktualisht lajmi i Shqipërisë në botë, aq sa për atë u ngrit një zë edhe në Parlamentin Europian.

Kryeministri: Prona në Zvërnec mund të jetë e vjedhur, por shitja ka vlerë ligjore

Postuar në 14 Qershor, 2026 18:54

Në një status në Facebook, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndër të tjera sqaron:

ZONA E INVESTIMIT NË ZVËRNEC është pronë private e regjistruar në kadastër prej shumë vitesh. Plani i zhvillimit të asaj zone është rezultat i një marrëveshjeje mes investitorëve dhe pronarëve zotërues të titujve të pronësisë në regjistrin kadastral (njësoj si në të gjitha rastet e pafundme të zhvillimit të pronës private). Investitorët i kanë blerë pronat prej tyre dhe aktualisht janë pronarë legjitimë të truallit në fjalë.

Video/Protestë solidariteti në Berlin

Postuar në 06 Qershor, 2026 12:22

Seksioni shqip i Deutsche Welle raporton për një protestë në Berlin, para ambasadës shqiptare në mbështetje të protestës së Tiranës. 

Pages

Subscribe to RSS - Politikë