E ngatërrojmë Disiplinën me Diktaturën?

Postuar në 06 Korrik, 2026 18:56

Në biseda me njerëz të ndryshëm që kanë jetuar në moshë madhore në kohën e Enver Hoxhës, has këtë përkufizim:

Ne ngatërrojmë Diktaturën me Disiplinën!

Çfarë kuptimi ka një dallim i tillë? Patjetër që ai reflekton nevojën e rendit juridik në një vend ku nuk dihet më se çfarë kohe jetojmë. Me nevojën për një rend juridik efektiv vjen edhe siguria që është gjëja kryesore në perceptimin e një shoqërie. Mungesa e këtij rendi për 35 vjet në Shqipëri ka ardhur e është bërë tanimë problemi kryesor në atë që përkufizohet si kontroll shtetëror mbi territorin dhe funksion shtetëror.

Nevoja për Disipilinë sipas kuptimit të mësipërm, nuk rehabiliton dot një Diktaturë, por apelon për një karakteristikë të domosdoshme të një entiteti shtetëror që është Ligji, funksionimi i tij në mënyrë që ai të mos jetë një paragraf i thatë në një letër, por një normë e zbatueshme dhe e pranuar për të gjithë. 

Ky dallim ka edhe një kuptim tjetër: një pjesë e madhe e shoqërisë shqiptare e kërkon Politiken, Politinë koinenë shtetërore dhe do ta pranonte atë edhe me koston e një relativizimi të së keqes së Diktaturës për shkak se strukturat e tanishme në qeverisje sillen si formacione parapolitike. Dhe kuptimi i tretë që pason dy të parët është fakti se Dikttura e Hoxhës, në këtë kuptim ruan vijimësi në raport me regjimin e mëparshëm, ndonëse mund të ketë regres në përmbajtjen e disa normave që aplikoi, por jo vullnetin për t’i zbatuar. 

Normat e sotm efektive janë të pashkruara, ato janë rend aktesh të një gangsterizimi që e ka kthyer Ligjin në tekst pa kuptim real. Çka e bën anarkinë dhe dorëzimin e shoqërisë akt refuzimi të pjesëmarrjes në një sistem që nuk i përgjigjet më rendit normal të funksionimit. 

A e ngatërrojmë ne vërtet Diktaturën me Disiplinën?

s.zaimi

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.