E ngatërrojmë Disiplinën me Diktaturën?

Në biseda me njerëz të ndryshëm që kanë jetuar në moshë madhore në kohën e Enver Hoxhës, has këtë përkufizim:
Ne ngatërrojmë Diktaturën me Disiplinën!
Çfarë kuptimi ka një dallim i tillë? Patjetër që ai reflekton nevojën e rendit juridik në një vend ku nuk dihet më se çfarë kohe jetojmë. Me nevojën për një rend juridik efektiv vjen edhe siguria që është gjëja kryesore në perceptimin e një shoqërie. Mungesa e këtij rendi për 35 vjet në Shqipëri ka ardhur e është bërë tanimë problemi kryesor në atë që përkufizohet si kontroll shtetëror mbi territorin dhe funksion shtetëror.
Nevoja për Disipilinë sipas kuptimit të mësipërm, nuk rehabiliton dot një Diktaturë, por apelon për një karakteristikë të domosdoshme të një entiteti shtetëror që është Ligji, funksionimi i tij në mënyrë që ai të mos jetë një paragraf i thatë në një letër, por një normë e zbatueshme dhe e pranuar për të gjithë.
Ky dallim ka edhe një kuptim tjetër: një pjesë e madhe e shoqërisë shqiptare e kërkon Politiken, Politinë koinenë shtetërore dhe do ta pranonte atë edhe me koston e një relativizimi të së keqes së Diktaturës për shkak se strukturat e tanishme në qeverisje sillen si formacione parapolitike. Dhe kuptimi i tretë që pason dy të parët është fakti se Dikttura e Hoxhës, në këtë kuptim ruan vijimësi në raport me regjimin e mëparshëm, ndonëse mund të ketë regres në përmbajtjen e disa normave që aplikoi, por jo vullnetin për t’i zbatuar.
Normat e sotm efektive janë të pashkruara, ato janë rend aktesh të një gangsterizimi që e ka kthyer Ligjin në tekst pa kuptim real. Çka e bën anarkinë dhe dorëzimin e shoqërisë akt refuzimi të pjesëmarrjes në një sistem që nuk i përgjigjet më rendit normal të funksionimit.
A e ngatërrojmë ne vërtet Diktaturën me Disiplinën?
s.zaimi

Comments
Diktatura Hoxhiste, kishte
Diktatura Hoxhiste, kishte nje diçka "shume pozitive" faktin qe ishte per te gjithe njesoj. Prone nuk kishte askush. Floket e gjata, nuk i mbante askush. Kunder shtetit, nuk fliste dot askush. Dhe kjo e bente diktaturen te quhej LIGJ dhe si i tille, njerezia ishte e detyruar ta zbatonte/neneshtrohej. Diktatura Ramiste/Berishiste, nga momenti qe disa i quhan pronare(sipas interesit te dikujt), ca ish-pronare(gjithnje sipas interesit te dikujt) e disa pronare te rinj(me forcen e lekut te piset e te pushtetit), apo edhe drejtesia qe nuk mbeshtetet ne kushtetute po ne fature, e ka humbur qe ne nisje privilegjin e te ndjerit si LIGJ. Pushteti i radhes mund ti copjoje e ti rishkruaje ligjet e bukura me germa ari, po ish-pronari me pronarin e ri, apo xhepisti rom i autobuzit me djalin e oligarkut, nuk do kene kurre as te njejten qasje, as te njejten ndjesi e as te njejten frike ndaj ketyre germave. Me pak fjale, kjo mbetet thjesht nje diktature selektive ne funksion te pushtetit ekonomik, nuk behet fjale per ligj. Si e tille, nuk besoj se mund te flitet per disipline, pasi disiplina eshte nje sjellje qe bazohet diçka qe i besohet ose i trembesh, pra diçka qe ka forme ose substance ligji.
Mendoj se ne regjimet
Mendoj se ne regjimet diktatoriale, drejtesia civile funksionon per shkak se rendi politik eshte i perqendruar ne nje dore. Ky eshte avnatazhi psikologjik i ketyre regjimeve. Megjithate, pertej diferencimeve qe vihen re kudo sot, ne Shqiperi ka nje tjeter problem: standardi i drejtesise nuk po arrin te ngrihetr ne nivelin bazik te sigurise juridike minimale per pronen dhe aksesin ne nje sherbim publik te pranueshem dhe qe mirembahet. Kjo perben problemin kyc sot.
Jo asgje pozitive nuk kishte
Jo asgje pozitive nuk kishte regjimi hoxhist ne ate kuptim, perkundrazi kishte krijuar nje oligarki 'bllokun' qe gezonte gjithe te mirat qe populli i thjeshte nuk i gezonte, duke filluar nga ushqimi, veshjet, kurat dhe vizitat jashte shtetit madje te rinjte e bllokut mbanin dhe floke te gjata e veshje moderne. Diktatura Ramiste/berishiste thjesht eshte nje kopje e shemtuar e diktatures qe merrte jete njereish per hicgje. Problemi i vendit eshte se nuk po di te dale nga ai batak kulturor dhe ende mungon nje formim dhe nje edukim civic duke filluar nga familja me pas shkolla e shoqeria qe te vendose bazat e nje shoqerie demokratike.
Me duket qesharake kjo
Me duket qesharake kjo "gjetja" origjinale e diktatures Ramiste/Berishiste. E ngjashme me ate sloganin e sforcuar ne proteste nga neomarksistet sorrosjane te Qorrit. Po, mund te flitet per diktature Ramiste, pas asaj Hoxhiste. Kjo ka sens, sepse eshte e njejta parti emenderruar qe po qeveris qe nga 1945, me njs dy intermexo, te PD-se se BErishes, qe ne kete kontekst ishte nje aberracion politik. Mund ta quajme diktature Ramiste, sepse zotenia e tij qeveris i VETEM ne tre mandate. Ka pothuaj kontroll absolut mbi te gjitha institucionet e shtetit, dhe mediat. Por eshte krejt pa sens sa i perket Berishes, per faktin e thjeshte se ka qeverisur ne KOALICION. Ne koalicion me kundershtare ideologjik madje. Ne vitin 2005 ne koalicion me Xhuvelin; ne vitin 2009 me Meten. Si mund te konsiderosh diktature nje qeverisje ne koalicion?! Po ju qe beni te tilla barabitje, jeni te gjithe socialista, bij komunistash; ashtu sic jane ata neokomunistat Sorrosjane te Qorrit qe therrasin "Rama n'burg, Berisha n'burg".
Add new comment