Nisja e fundit të monopolit politik të PS-së

Pasi e tallën dhe e përçmuan, paragjykuan dhe insinuuan, analistët e qeverisë kanë nisur ta këshillojnë protestën. Të zgjerojnë bazën ideore të vijimit të saj, në një rol që po nxjerr lakuriq këtë kategori si pjesë e dosjeve shqiptare. Atij libri që duhet t’i përfshinte një pjesë të gazetarëve në aneksin e vet. Skënder Minxhozi shkruan sot me entuziazëm se një protestë e dhunshme është dhuratë për Edi Ramën. Duke na sqaruar se të gjithë këta janë duke uruar dhe kërkuar një shpjegim logjik dhe një dritare shpëtimi për një proces politik që e ka futur shenjtorin e tyre, Edi Rama, në situarë të vështirë.
Ai flet për akte të dunës në Universitet, ndërkohë që thekson se:
Më në fund një protestë e tillë e dhunshme dhe me gojë të vrazhdtë, është një dhuratë nga qielli për Edi Ramën në këto kohë delikate dhe plot të panjohura. Është prova se në Shqipëri nuk u shfaq një alternativë pushteti, por një modë e dhunshme rruge. Një lloj korenti parapolitik që nuk është i prezantueshëm as në kancelaritë perëndimore, por as në kutitë e votimit nëse një ditë do të vijë momenti i hyrjes në garën e madhe të politikës.
I njëjti parim, por nga një pozitë e ndryshme vlen edhe për vetë shtetin. Ajo vetëpërmbajtja e policëve që mbledhin këpucë të vjetra në shkallët e Kryeministrisë është prova se dhuna nuk është zgjidhje as për qeverinë në përballjen me protestën. Prandaj këto ditë në bulevard nuk shihet asnjë polic dhe gjithçka është lënë në dorë të protestuesve. Madje duke toleruar edhe zënien abuzive të bulevardit gjatë ditës, apo duke duruar kilometrat e trafikut që krijohen darkave në Tiranë për shkak të xhiros nokturne të protestës që prej një muaji kërkon të përmbysë 36 vjet politikë, pa mundur të thotë asgjë me zë dhe me figurë. Duke u tunduar të kalojë tek ajo “diçkaja tjetër”. Që do të ishte edhe fundi i saj faktik
Sugjerimi i këtij analisti është voluntarist, ajo që ai do të ndodhë. Pra se në 30 ditë asgjë nuk ka ndodhur, se protesta nuk do të sjellë asnjë rrjedhojë dhe se PS-ja, pra edhe ai me të, do të jetë në pushtet si më parë. Me Edin duke vjedhur pa u ndalur.
Zoti Minxhozi po vë një bast të madh kur thotë sidomos se “korrenti parapolitik nuk është i prezantueshëm as në kutitë e votimit…”, pasi ai gabon duke menduar se një qytetar i zakonshëm që ka parë se çfarë ka ndodhur këto ditë, ka dilemën se pse protesta nuk prodhoi një forcë që ai ta votojë. Një qytetar i zakonshëm ka kuptuar qartë dhe i është vrarë indiferenca, se ai duhet të jetë aktiv në politikë, se ai duhet të votojë gjithmonë dhe se vota është e qartë fare në një pikë: Për kë NUK DUHET votuar. Kurrë.
Kështu që protesta ka energjetizuar një pjesë të shoqërisë që ishte inaktive e cila e ka të qartë se roli i saj përfillet përmes votës. Sot në Komisionin e Reformës Zgjedhore u pranua se për votën e diasporës ka mundësi të mëdha manipulimit, sinjal ky për riangazhim shoqëror dhe politik përkundër dy forcave që vjedhin dhe vetëm vjedhin.
Ndryshimi i qëndrimeve që kanë mbajtur analistët e partisë në këto ditë provon në fakt se protesta e qershorit 2026 përfaqëson nisjen e fundit të monopolit politik të Partisë Socialiste që është organizata kryesore kriminale në Shqipëri.
s.zaimi

Add new comment