Kush firmosi nga Shqipëria për Bordin e Paqes për Gazan?

Postuar në 22 Janar, 2026 15:36

Shqipëria nuk ka qenë sot e përfaqësuar në firmosjen e krijimit të Bordit të Paqes, edhe pse u ftua zyrtarisht. Mediat nuk kanë raportuar për një firmë të vendit tonë dhe arsyet për këtë mbeten të paqarta.

Vetë kryeministri, triumfatori digjital i ngjareve të tilla, tha në Parlament se nuk ishte në Davos sepse priti vajzën e Donald Trump në Vlorë, një aludim ky se tani i ka gjetur pipëzat me administratën amerikane.

Por një arsye është edhe fakti se marrëveshja do miratimin në Kuvend e mandej dekretimin si ligj nga presidenti i Republikës.

Përfaqësues të PD-së u shprehën se miratimi për 24 orë i ligjit bie ndesh me Kushtetutën kështu që çdo firmë tashmë do të vihej në diskutim për kushetetueshmërinë e pjesëmarrjes së Shqpërisë. Sot askush nuk do ta hapë këtë diskutim, por nesër kur dikush tjetër të kthejë bythë nga erërat e reja, do ta kujtojnë. Punë shqiptarësh.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.