I vetmi propozim që flet për drejtësi në Hagë është i LDK-së

Postuar në 13 Shkurt, 2026 14:42

Ka diçka folklorike dhe artificiale në dy deklaratat e dy parlamenteve shqiptare për gjykimin në Hagë të katër ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Të dyja deklaratat vijnë pas pretencës së prokurorit, çka provon se mosbesimi te drejtësia ka një dozë të lartë oportunizmi. Deklarata e Kuvendit të Kosovës ka një nonsens, për shkak se prokuroria speciale është krijuar me vendim të tijin. I vetmi aspekt racional në këtë që ndodhi është qëndrimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, e cila refuzoi të merrte pjesë në votim për shkak se një pikë e propozuar prej sa u refuzua. Për çfarë bëhet fjalë? Në një reagim sot, LDK-ja ka sqarua ndër të tjera se:

Lidhja Demokratike e Kosovës beson se Kuvendi i Republikës së Kosovës ka detyrim historik dhe politik të flasë me një zë të përgjegjshëm, të plotë dhe të drejtë për drejtësinë, jo me rezoluta të pjesshme dhe selektive. LDK e mbështet fuqishëm parimin e gjykimit të drejtë, të paanshëm dhe në përputhje me standardet më të larta kushtetuese e ndërkombëtare për çdo qytetar të Kosovës. Megjithatë, drejtësia nuk mund të trajtohet si koncept i fragmentuar.

Ajo ose vlen për të gjithë, ose rrezikon të humbasë legjitimitetin e saj. Për këtë arsye, deputetët e LDK-së kërkuan që Rezoluta të përfshinte qartë dhe pa ekuivoke edhe obligimin institucional për zbardhjen e të gjitha vrasjeve të pazbardhura pas luftës, përfshirë vrasjet politike. Ky është borxh ndaj viktimave, ndaj shoqërisë dhe ndaj vetë shtetit të Kosovës. Përballë kësaj, Grupi Parlamentar i LDK-së nuk pranon të legjitimojë një qasje të njëanshme ndaj drejtësisë. Ky qëndrim është aktiv dhe parimor. LDK…nuk relativizon historinë, por refuzon instrumentalizimin e saj politik

Në të vërtetë edhe prokurorja Kimberly West ka vënë në dukje se po gjykohen krime konkrete të personave konkretë dhe jo shtabi i UÇK-së. Mes 100 viktimave të clësuar në akuzë, shumica janë shqiptarë dhe janë vrarë pas luftës, një e dhënë që justifikon pretendimin e LDK-së, të cilën fabula e glorifikimit nuk e përtyp mirë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.