Problemi "Ferit" i politikës së jashtme dhe një përkufizim i Montanellit

Politika e jashtme e Sbqipërisë ka tashmë problemin "Ferit". Pak ditë pas incidentit me "idiotët e Maqedonisë së Veriut", ministri i Jashtëm Ferit Hoxha u bë sërish lajm me deklarimin se Protokolli me Italinë për emigrantët nuk do tê vazhdojë përtej vitit 2030. Thelbi i lapausit është se Feriti nuk ndalon dot së foluri, kurse aparenca êshtë se 2030 e gjen Shqipërinë në BE ndaj edhe nuk ka nevojë për Protokoll.
Mirëpo korrigjimeve të Feritit nuk u beson kush ndaj kryeministri Rama ka dalë vetë për të dhënë garanci se Protokolli vazhdon. Madje siç u shpreh ai:
Kufiri është që atë që Italia e kërkon, Shqipëria e jep
Është ndër ato frazat retorike që i shkojnë një idioti si Rama. Por edhe këtu, brenda nevojave dhe servilizmit, duhet një kufi. Kjo të kujton një perifrazim që Montanelli bëri dikur për Togliatin.
Ishte një stalinist i bindur. Por me një dallim. Sikur Stalini t'i kêrkonte të digjte Romën, ai do ta digjte. Pa mëdyshje. Por Togliati bënte çmos që Stalini të mos ja jepte atê urdhër
Zoti Rana bën çmos të marrë gjithfarë urdhërash pasi kêshtu aderon në lojën e madhe. Kuptohet Italia nuk e ha më atë teken e viteve '20, kështu që ajo e ka dënuar Edi Ramën të mbetet një lypës politik pêr të cilin realisht nuk ka nevojë.
s.zaimi

Comments
Mua me duket shume me e sakte
Mua me duket shume me e sakte gjuha e Feritit si minister i jashtem ne krahasim ma ate te kryeministrit. Rasti i gafes me shqiptaret e pertej kufirit lindor, mund ti ndodhe kujtdo, eshte me teper nje gabim njerezor se sa diplomatik. Kete te fundit, e them nisur nga fakti qe po te flasim pa dorashka, 99% e shqiptareve te Tiranes, kane te nejtin mendim per shqiptaret e Shkupit.
Zakonisht ministrat jane aty
Zakonisht ministrat jane aty edhe per te kompensuar nxitimin apo populizmin e kryeministrave. Ne kemi rastin e kundert. Kryeministri rend te amortizoje ministrin e vet qe nuk di te rrije pa llapur.
Sa per ate te mendimit qe kane ne Tirane per shqiptaret e Shkupit, do thosha se me kalimin e viteve ne Shqiperi eshte kristalizuar mendimi historik popullor se "ne nuk behemi". Aq sa edhe kjo na eshte bere menyre jetese. E perkthyer ne nje gjuhe feritiane, ne pranojme tashme se jemi idiote. Edhe krahasuar me shqiptaret e Maqedonise qe kane se paku struktura fetare, apo klanore, ne dallim nga ne qe kemi vetem struktura instagrami. Por keto jane mendime personale. Nuk perjashtohet qe te jemi komb gjenish dhe vizionaresh, thjesht une vete nuk e has gjekundi kete.
Po pra, une e shoh me shume
Po pra, une e shoh me shume si nje problem kryeministri se ministri te jashtem. Kryeministri nuk po rend te amortizoje ministrin the tha diçka te gabuar, po sepse tha diçka qe i prish tabllone e ngjyrave qe ka ne mendje aktualisht. Dhe per mua ky eshte problemi! Feriti si minister i jashtem, u shpreh shume sakte ne lidhje me mareveshjen ne fjale. Flitet per mardhenie midis shtetesh qe kryeministri i shnderron ne mardhenie babaxhanesh te tipit, "sa ben usta? ... jep sa te duash!".
Tani ajo tablloja e ngjyrave, qe na shitet gjithnje si ylber i shndritshem e largpamesi e papare, qe kalon nga atletet e bardha me kostumin e zi tek kambalet me çitjanet, tek uljet ne gjunje para Melonit e ngjitjet dy shkalle me larte ne fotot e grupit, pa harruar as "rrezikun e qyteterimit" kur bota e shihte si risi e "mere Sazanin e Zvernecin e bej çte duash o dermani yne" tani qe botes i vjen pe te vjelle edhe kur i ze emrin ne goje leshverdhit, kjo tabllo pra eshte ..... eshte..... eshte..... me thuaj ti ça muti eshte se une nuk i ve dot emer!
Qe ishte idiot,
Qe ishte idiot, Zvkryeministri i Gorna Makedonias, Mexhiti e tregoi kur erdhi me vrap ne Tirane per te perqafuar Feritin.
Rrinte si struc prane ketij te fundit, tamam si Vucic para Trumpit.
Ardhja e tij e tregoi akoma ne shume se ai eshte idiot.
Po t'i krahasosh shqiptaret e Maqedonise me kosovaret, keta te paret kane me shume moral dhe kapacitet nga ana e jeteses perditesore. Nuk mburren, nuk genjejne dhe kane pak a shume te njejtin karakter si shqiptaret e Shqiperise.
Sic e ka thene edhe Berat Buzhala, kosovaret Qaben e tyre e kane tek Bondstilli, I sillen verdalle sepse pa Ameriken do te ishin krahine e Serbise.
Feriti po te kishte mundesi edhe keta do t'i nemte, por nuk mundet sepse me kosovaret merret Washingtoni. Idiote apo te civilizuar ( kosovaret) nuk I hyjne ne pune Tiranes per sa kohe ata ne Ballkan jane nje pyke per Atlantikun sikur kurdet apo vendet vendet e Gjirit Persik.
E ka thene serbi: " siptarski knjiga he lopate "!
Mexhiti ne nje xhep te Rames dhe Feriti be tjetrin.
Add new comment