Problemi "Ferit" i politikës së jashtme dhe një përkufizim i Montanellit

Postuar në 13 Maj, 2026 23:36

Politika e jashtme e Sbqipërisë ka tashmë problemin "Ferit". Pak ditë pas incidentit me "idiotët e Maqedonisë së Veriut", ministri i Jashtëm Ferit Hoxha u bë sërish lajm me deklarimin se Protokolli me Italinë për emigrantët nuk do tê vazhdojë përtej vitit 2030. Thelbi i lapausit është se Feriti nuk ndalon dot së foluri, kurse aparenca êshtë se 2030 e gjen Shqipërinë në BE ndaj edhe nuk ka nevojë për Protokoll. 

Mirëpo korrigjimeve të Feritit nuk u beson kush ndaj kryeministri Rama ka dalë vetë për të dhënë garanci se Protokolli vazhdon. Madje siç u shpreh ai: 

Kufiri është që atë që Italia e kërkon, Shqipëria e jep

Është ndër ato frazat retorike që i shkojnë një idioti si Rama. Por edhe këtu, brenda nevojave dhe servilizmit, duhet një kufi. Kjo të kujton një perifrazim që Montanelli bëri dikur për Togliatin. 

Ishte një stalinist i bindur. Por me një dallim. Sikur Stalini t'i kêrkonte të digjte Romën, ai do ta digjte. Pa mëdyshje. Por Togliati bënte çmos që Stalini të mos ja jepte atê urdhër

Zoti Rana bën çmos të marrë gjithfarë urdhërash pasi kêshtu aderon në lojën e madhe. Kuptohet Italia nuk e ha më atë teken e viteve '20, kështu që ajo e ka dënuar Edi Ramën të mbetet një lypës politik pêr të cilin realisht nuk ka nevojë. 

s.zaimi

Comments

Submitted by Andreas (not verified) on

Mua me duket shume me e sakte gjuha e Feritit si minister i jashtem ne krahasim ma ate te kryeministrit. Rasti i gafes me shqiptaret e pertej kufirit lindor, mund ti ndodhe kujtdo, eshte me teper nje gabim njerezor se sa diplomatik. Kete te fundit, e them nisur nga fakti qe po te flasim pa dorashka, 99% e shqiptareve te Tiranes, kane te nejtin mendim per shqiptaret e Shkupit.

Submitted by redaksia on

Zakonisht ministrat jane aty edhe per te kompensuar nxitimin apo populizmin e kryeministrave. Ne kemi rastin e kundert. Kryeministri rend te amortizoje ministrin e vet qe nuk di te rrije pa llapur. 

Sa per ate te mendimit qe kane ne Tirane per shqiptaret e Shkupit, do thosha se me kalimin e viteve ne Shqiperi eshte kristalizuar mendimi historik popullor se "ne nuk behemi". Aq sa edhe kjo na eshte bere menyre jetese. E perkthyer ne nje gjuhe feritiane, ne pranojme tashme se jemi idiote. Edhe krahasuar me shqiptaret e Maqedonise qe kane se paku struktura fetare, apo klanore, ne dallim nga ne qe kemi vetem struktura instagrami. Por keto jane mendime personale. Nuk perjashtohet qe te jemi komb gjenish dhe vizionaresh, thjesht une vete nuk e has gjekundi kete. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.