Italia rikthehet në bazën ajrore të Kuçovës
Mediat italiane shkruajnë për një përpjekje të re mes Shqipërisë dhe Italisë për të kthyer në operativitet bazën e vjetër të Kuçovës. Në këtë kuadër në Tiranë ka qenë kreu i shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Italiane, gjenerali Luciano Portolano i cili është takuar me presidentin Barjarm Begaj, ministrin e Mbrojtjes Ermal Nufi dhe homologun e tij, Arben Kingji.
Sipas raportimeve në fjalë, aeronautika ushtarake italiane do të ndihmojë në mbështetjen e zhvillimit të kapaciteteve operative të bazës.
Aktualisht baza e Kuçovës thuhet se i shërben NATO-s për furnizim dhe kalimi i saj në dispozitivin logjisitik të aleancës u propagandua me të madhe nga kryeministri Edi Rama.

Add new comment