Ekonomi
Britania po mendon se çfarë do dhe sesi
Britania e Madhe nuk përjashton një lloj ribashkimi tregtar dhe doganor me Bashkimin Europian, vetëm disa vjet pas referendumit krenar për daljen e ishullit nga Unioni. Kjo rezulton të paktën nga ajo ccfarë po flitet pas Davosit, edhe pse anglisht-anglisht Londra ka bërë të qartë se nuk bëhet fjalë për një gjë të tillë. BBC-ja citon kreun e ri të tregtisë në Bashkimin Europian, Maros Sefcovic, që u shpreh "i hapur për një Konventë Pan-Euro-Mesdhetare si pjesë e një rregullimi post-BREXIT”.
Chevron shpreh interes për kërkime hidrokarburesh në Peloponez
Kompania amerikane “Chevron” ka shprehur interes për nisjen e kërkimeve për naftë dhe gaz në zonën e veriperëndimit të Peloponezit në Greqi.
Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i qeverisë greke, Pavlos Marinakis, ka deklaruar se krahas “Exxon Mobil”, që aktualisht vijon kërkimet në Greqi, interesi I “Chevron” e vendos Greqinë në kushtet kur mund të mendojë për të luajtur një rol drejtues në tregun global të energjisë.
KE: Nuk arrijmë dot objektivin e mbrojtjes me luftën tregtare të SHBA në derë
Zv.presidenti i Komisionit Europian, Stéphane Séjourné, ka bërë thirrje që administrata e re amerikane e Donald Trump të heqë dorë nga lufta tregtare që ka paralajmëruar duke qenë se ndër të tjera kjo luftë vë në diskutim arritjen e objektivit buxhetor për mbrojtjen. Që është një kërkesë e madje kusht i Trump që SHBA të vazhdojë të qëndrojë në NATO.
Nuk e bëjmë dot këtë me një luftë tregtare në derë dhe kudo në BE, buxhetet kombëtare nuk janë në gjendje të rrisin shpenzimet e mbrojtjes më shumë se 3%
Greqia përfiton 36 miliardë euro nga Fondi Europian i Rimëkëmbjes
Qeveria greke ka bërë tē ditur se ka përfituar 18 miliardë euro nga grantet dhe kreditë e Bashkimit Europian në kuadër të Fondit Europuan të Rimëkëmbjes. Fondet janë përfituar që nga viti 2021, pra pas pandemisë së CoVid-19.
Shifra përfaqëson 8% tē PBB-së greke dhe sipas ecurisë së deritanishme, ajo mund të maŕrë edhe 18 miliardë euro të tjera deri në vitin 2027.
Franca shkon drejt krizës buxhetore dhe financiare
Franca po shkon drejt një krize ekonomike dhe financiare dhe politika nuk po bën dot asgjë për këtë. Një ndër ekonomistët më të njohur në botë, Olivier Blanchard, dikur një ndër ekonomistët kryesorë të Fondit Monetar Ndërkombëtar, thotë se qeveritë e Francës kanë dështuar të balancojnë buxhetin.
Ne nuk po bëjmë absolutisht asgjë që na duhet
citohet ai.
"Toyo" vendos qendrën europiane të prodhimit dhe shitjes në Serbi
Kompania e njohur e gomave të automjeteve, “Toyo”, ka zgjedhur Serbinë për qendrën e vet të prodhimit dhe shpërndarjes për Europën. Kryeministri serb. Milos Vucevic ka qenë në fabrikën e krijuar në qytetin e Indjija, gjatë të cilës ka shprehur besimin se në këtë zonë, Toyo, do të hapë edhe një qendër kërkimi për sektorin.
KKT shfuqizon lejen zhvilluese për "Parisin e Ri" në Tiranë
Më datë 1 gusht 2023, Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi vendimin nr. 26 për një leje zhvillimi në Tiranë, quajtur "Parisi i Ri" me zhvillues një kompani "Sara-el.sh.p.k"
Më datë 25 shtator 2024, me propozim të Agjencisë së Zhvillimit të Territorit, leja shfuqizohet duke i dhënë subjektit të drejtë ankimi. Vendimi është firmosur nga Adelajda Roka më 11 nëntor duke anulluar një projekt të madh urbanistik në Tiranë.
Hollandezët e Dreyfus Company ofrohen për të blerë 21% të aksioneve të Portit të Selanikut
Një firmë hollandeze, LeonidsPort B.V, e themeluar nga anëtarë të familjes Louis-Dreyfus, kanë paraqitur pa kërkim një ofertë për të blerë 21% të Autoritetit Portual të Selanikut.
"Ryanair" ndërpret fluturimet nga Beogradi: Shumë shtrenjtë dhe aeroport në gjendje të keqe
Një ndër drejtuesit e komapnisë së njohur ajrore, “Ryanair”, Jason McGunness, ka kritikuar hapur cilësinë e shërbimebe në aeroportin e Beogradit, “Nilola Tesla” duke shtuar se pjesë e problemit është koncesionari francez, “VINCI” që sipas tij, nuk do të dijë për gjendjen aktuale.
Mos lejoni koncesionarët e huaj të menaxhojnë aeroportet tuaja sepse atyre u intereson vetëm fitimi. Nuk duan të dinë për zhvillimin e aeroportit, biznesin apo krijimin e vendeve të punës
KKT shfuqzion lejen zhvilluese për Kastratin dhe Dulakun në Bazën e Sarandës
Në datën 29 maj 2024, Këshilli Kombëtar I Territorit miraton vendimin nr.11 “Për miratimin e procedurave administrative të shfuqizmit dhe refuzimit të lejeve të zhvillimit/ndërtimit të miratuara nga Këshilli Kombëtar i Territorit”. Një procedurë disi e pazakontë, veçse nëse duhet pritur ndryshimi i ndonjë ligji të ri, apo edhe kemi rishikim projekti që lobohet duke kamufluar me një masë të përgjithshme administrative. Megjithatë në listën bashkëngjitur vendimit, figuron edhe shfuqizimi i lejes së dhënë nga qeveria për qira në bazën e Sarandës dhe lejes zhvillimore po në të njëjtën sipërfaqe