Ekonomi
Kisha e Greqisë krijon bankën e vet digjitale
Kisha e Greqisë ka aplikuar për një licencë banke pasi siç raportohet synon krijimin e një të tille në sferën digjitale. Gazeta “Kathimerini” shkruan se nisma ka provokuar debate brenda Kishës dhe se afati për dorëzimin e dokumenteve duhet të kryhet brenda fillimit të qershorit. Banka do të jetë tërësisht digjitale, pa degë fizike dhe do t’u mundësojë klientëve akses online për çdo shërbim.
Ne nuk do të bëhemi Vatikani
Vendet e Jugut kontestojnë planin e von der Leyen për Mbrojtjen europiane
Palni i Komisioni Europian për rritjen e shpenzimeve të Mbrojtjes nga vendet anëtare për të krijuar autonominë strategjike përkundër SHBA, është kundërshtuar nga vendet e Jugut të BE-së. Spanja, Franca dhe Italia e kanë të pamundur të adoptojnë pa kosto politike dhe financiare.
Kina i ofron BE-së partneritet zëvendësues për SHBA
Problemet e krijuara nga Donald Trump dhe politika e tij e tarifave ka shtyrë Kinën zyrtare të bëjë thirrje për një sjellje “racionale” nga Europa. Agjencia “Reuters” citon median shtetërore, “Gobal Times” që evidenton se Kina është një opsion shumë i pranueshëm ekonomik për BE-në.
Kur do ta mësojmë protestën civile?
Mediat në Kosovë raportojnë se më datën 5 prill në vend mbahet një protestë kundër rritjes së çmimit të energjisë.
Asjë cent ma shumë
motoja e protestës që nis nga shehi “Skënderbe” në Prishtinë.
Ajo merr shkas nga shtrenjtimi me 15% i tarifave të energjisë dhe një ndër protestuesit thotë:
600 mijë të pasiguruar më 2017-n, 600 mijë edhe më 2025-n?!
Në një komunikim “syrash” një ditë më parë, kryeministri Edi Rama u shpreh se qeveria paguan aktualisht rimbursim ilaçesh për 600 mijë të pasiguruar. Është një shifër që është dhënë nga z. Rama që në vitinn 2017 dhe mbetet thelbësore për barrën që krijon mbi fondin e sigurimeve. Por shifra është shumë e madhe nëse mban parasysh faktin se në Shqipëri janë 820 mijë të punësuar dhe 710 mijë përfitues. A është pra kjo Shifra e vërtetë? Eksperti i sigurimeve shoqërore, Kujtim Hoxha, shprehej sot se shifra nuk qëndron.
Ndërtimi, oaz i pastrimit të parave
Gazeta greke “Kathimerini” raporton sot për goditjen nga Njësia Kundër Krimit të Organizuar të grupimit ruso-pond të pastrimit të parave të gjeneruara nga trafiku i cigareve. Sipas raportit të cituar dëmi në të ardhurat publike është 9.7 milionë euro dhe pastrami është kryer përmes investimeve në prona përfshirë hotele luksi.
Një i dyshuar kryesor është i lidhur me një kompani me të ardhura shumë më poshtë 1 milionë euro kapital
100 të hetuar në Greqi për abuzim me fondet europiane për bujqësinë
Zyra e Prokurorit Europian në Athinë ka hapur një hetim kundër 100 personve që dyshohet se kanë mashtruar me fondet e bujqësisë të akorduara nga Bashkimi Europina. Dëmi i prezumuar shkon në 2.9 milionë euro.
Tarifa Kanadasë, Kinës dhe Meksikës
Presidenti amerikan, Donald Trump, nuk ka vonuar për të ligjëruar një ndër premtiemt e tij më shqetësuese: tarifat doganore ndaj vendeve të tjera me të cilat SHBA ka marrëdhënie tregtare. Kanadaja, Meksika dhe Kina, janë subjekt tarifimi që shkon deri në 25%.
BRICS nuk ka ndërmend të krijojë monedhë të re
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka deklaruar se vendet anëtare të BRICS nuk janë duke diskutuar për krijimin e një monedhe të përbashkët.
BRICS po diskuton për krijimin e platformave të reja të përbashkëta të investimit që do të lejojnë investime në vende të treta, te njëri-tjetri e kështu me radhë
ka thënë ai.
Referuar deklaratave të presidentit të ri të SHBA, për vendosjen e tarifave doganore ndaj vendeve të BRICS nëse këto nxjerrin dollarin në këmbimet e veta tregtare.
Kroaci, bojkot një ditë supermarketeve për shkak të çmimeve të rritura
“Halo inspektore”! Grupi në fjalë vepron në mjedisin kroat në Facebook dhe ka organizuar një protestë të veçantë: bojkot dyqaneve dhe supermarketeve për shkak të rritjes së çmimeve.
Sipas mediave në Kroaci, bojkoti pati efekt real: transaksionet ranë me 44% dhe shitjet në total.me 53%. Ndërkohë çmimet e ushqimeve sipas Eurostat janë rritur me 45% që nga viti 2020 duke kaluar mesataren europiane me 33%. Vetëm buka është rritur me 61%, vezët me 63%.
