Sanksionet nuk funksionojnë më. Mbetet vetëm Lufta!

Në një opinion të publikuar sot në “The Financial Times”, Nicholas Mulder, profesor në universitetin Cornell, shkruan për fundin e dominimit amerikan në luftën ekonomike. Siç mund të dihet mirë, parashikimet për fundin janë një sport i zakonshëm në analizën politike, që lidhet me ato që manifestohen si gabime flagrante të një fuqie.
Irani në çdo pikëpamje, qoftë edhe të perceptimit publik, ngjan të jetë një i tillë. Mulder e lidh përfundimin e tij me kundërveprimin e fuqive të ndryshme ndaj masave ekonomike të vendosura nga administrata Trump.
Sipas tij, Kina dhe Irani kanë dëshmuar se SHBA nuk e ka më monopolin e luftës ekonomike që ka patur dikur. Dhe ka në fakt disa arsye që kanë rëndësi. P.sh mineralet kritike për industrinë e mbrojtjes, kanë varësi të madhe nga Kina, ndërkohë që ishte presioni i Kinës që detyroi Trump të ulte tensionet me çështjen e tarifave. Aq sa autori flet për një armëpushim në shtrëngimin ekonomik amerikan.
Aventura iraniane ka dhënë efekte globale, duke e shndërruar një sulm të ndërtuar mbi performimin e forcës ushtarake në një premisë për krizë afatgjatë sistemike. Për të kompensuar Hormuzin, Trump u deyrua të heqë sanksionet ndaj naftës ruse. Shembuj të tjerë nga vendosja e sanksioneve konfirmon se forca e tyre si armë është degraduar.
Ky është një lajm i keq pasi mosfunksionimi i një mekanizmi të ideuar për të frenuar konfliktin e nxehtë, do të detyrojë palët të përshkallëzojnë drejt luftës.
Një botë e luftërave ekonomike të vazhdueshme, herët apo vonë, do të precipitojë në gjendje lufte
përfundon Mulder me një paralajmërim që thekson rëndësinë e një komuniteti ndërkombëtar ku të paktën palët kanë mundësi të flasin.

Add new comment