Sanksionet nuk funksionojnë më. Mbetet vetëm Lufta!

Postuar në 18 Mars, 2026 18:30

Në një opinion të publikuar sot në “The Financial Times”, Nicholas Mulder, profesor në universitetin Cornell, shkruan për fundin e dominimit amerikan në luftën ekonomike. Siç mund të dihet mirë, parashikimet për fundin janë një sport i zakonshëm në analizën politike, që lidhet me ato që manifestohen si gabime flagrante të një fuqie.

Irani në çdo pikëpamje, qoftë edhe të perceptimit publik, ngjan të jetë një i tillë. Mulder e lidh përfundimin e tij me kundërveprimin e fuqive të ndryshme ndaj masave ekonomike të vendosura nga administrata Trump.

Sipas tij, Kina dhe Irani kanë dëshmuar se SHBA nuk e ka më monopolin e luftës ekonomike që ka patur dikur. Dhe ka në fakt disa arsye që kanë rëndësi. P.sh mineralet kritike për industrinë e mbrojtjes, kanë varësi të madhe nga Kina, ndërkohë që ishte presioni i Kinës që detyroi Trump të ulte tensionet me çështjen e tarifave. Aq sa autori flet për një armëpushim në shtrëngimin ekonomik amerikan.

Aventura iraniane ka dhënë efekte globale, duke e shndërruar një sulm të ndërtuar mbi performimin e forcës ushtarake në një premisë për krizë afatgjatë sistemike. Për të kompensuar Hormuzin, Trump u deyrua të heqë sanksionet ndaj naftës ruse. Shembuj të tjerë nga vendosja e sanksioneve konfirmon se forca e tyre si armë është degraduar.  

Ky është një lajm i keq pasi mosfunksionimi i një mekanizmi të ideuar për të frenuar konfliktin e nxehtë, do të detyrojë palët të përshkallëzojnë drejt luftës.

Një botë e luftërave ekonomike të vazhdueshme, herët apo vonë, do të precipitojë në gjendje lufte

përfundon Mulder me një paralajmërim që thekson rëndësinë e një komuniteti ndërkombëtar ku të paktën palët kanë mundësi të flasin.

Comments

Submitted by Skypion (not verified) on

Gjeja me e lehte ne kete situate eshte te besh kritike; dhe kete po e bejne pothuajse te gjithe. Presidenti amerikan, sidomos ky qe eshte sot, terheq si rrufeprites kritika pothuaj nga te gjithe anet mediatike.
Mendoj qe rezultati final do te jete pikerisht ai qe kane synuar ata qe kane vendosur te nisin kete lufte: regjimi iranian i gjymtuar shume rende, nje Kine poashtu e gjymtuar rende ne rrjetin e saj nderkombetar te interesave dhe politikave ( Venezuela me pare tani Irani).
Ka nje spekulim mbi terheqjen e sanksioneve ndaj naftes ruse; eshte nje levizje e thjeshte logjike, taktike e kalkuluar dhe e perkohshme.
Ajo qe po ben Trump me Iranin sot ka zene ne befasi shume; askujt nuk i shkonte mendja se mund t'i behej Iranit kjo gjeme(!), cka nenkupton nje kompleks te madh frike ndaj nje regjimi qe per gati gjysemshekulli ia doli, pikerisht permes frikes, te shantazhonte gjithe boten Perendimore.
Ja ku jemi tani, nje regjim i kthyer ne bande bashibozukesh qe qellojne me c'kane ne duar e kedo ke munden e kane prane.... derisa tu mbetet per te qelluar vetem me kallashnikove sic bejne grupet e pafundme rebele ne afriken e zeze!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.