Prokuroria e Milanos nis hetim për Amazon: Evazion fiskal në shifrën e 1.2 miliardë eurove

Postuar në 12 Mars, 2026 22:07

Prokurorët në Milano të Italisë kanë këruar hapjen e hetimeve dhe gjykimin e kompanisë Amazon, njësia europiane, nën akuzën e evazionit fiskal në shifrën e 1.2 miliardë eurove. Agjencia “Reuters” njoftoi se ky ëstë një zhvillim i paprecedentë për Italinë, teksa raportohet se kompania pranoi të paguante 527 milionë euro, përfshirë interesat në Agjencinë e të Ardhurave në muajin dhjetor 2025. Në raste të tjera lidhur me kompani ndërkombëtare, prokuroria ka mbyllur hetimet sapo është bërë pagesa e dakordësuar me Agjencinë në fjalë, kurse kësaj radhe siç raporton “Reuters”, “prokuroria nuk ka ndarë qasjen e Agjencisë së të Ardhurave”.

Amazon ka reaguar me të vetmen mënyrë që veprohet në kësi rastesh:

Mjedisi i paparashikueshëm rregullator, ndëshkimet joproporcionale dhe procediemt e zgjatura ligjore po e afektojnë përherë e më shumë Italinë si destinacion për investime

Sipas prokurorëve, kompania ka bërë evazion me TVSh-në për shitjet në vitet 2019-2021, pasi ajo figuron me statusin e ndërmjetësit në shitjet nga shitës jashtë BE-së në Itali, që sipas ligjit e bën përgjegjëse për mos pagesën e TVSH-së.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.