Çmimi i naftës rritet në mënyrë spekullative. Importuesit propozojnë amendim ligjor, ministri i pafuqishëm

Postuar në 19 Mars, 2026 16:33

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjetikës, Enea Karakaçi, ka paraljmëruar sot kompanitë e tregëtimit të karburantit që të mos luajnë me çmimin në treg pasi Bordi i Transparencës mund të ngrihet së shpejti. Ministri ka vënë në dukje se importi në Shqipëri nuk preket nga Ngushtica e Hormuzit pasi 90% e tij vjen nga rrugë të tjera detare.

Ndërkohë Shoqata e Hidrokarbureve ka kërkuar me anë të një amendamenti heqjen e taskës së qarkullimit dhe transferimin e saj në tarifë fikse të mjetet, kurse opozita propozon uljen e taskës së qarkullimit.

Pra: kostot nuk janë shtuar.

Çmimi ka shkuar nga 173 lekë/litri në 217 lekë/litri pa kosto shtesë.

Të gjithë propozojnë jo goditje të arbitrariteti, por ulje të taksave.

Ministri thjesht paralajmëron me llafe.

Aktualisht skema në fuqi vepron sipas këtyre paramtetrave:

Taksa aktuale 32.4 lekë/litër aplikohet mbi karburantim për një konsum vjetor që shkon në 730 milionë litra karburant në vit, duke gjeneruar afërsisht 23.6 miliardë lekë (rreth 246 milionë euro) të ardhura nga kjo taksë. Importuesit propozojnë që e njëjta shumë të mblidhet përmes një skeme të re, ku çdo automjet do të paguante mesatarisht rreth 310 euro në vit, me tarifa më të ulëta për mjetet e vogla dhe më të larta për kamionët dhe autobusët.

Konkretisht:

rreth 40 euro në vit për motorët

rreth 150 euro për automjetet e vogla

rreth 200 euro për SUV dhe fuoristrada

mbi 500 euro për kamionë dhe autobusë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.