Dy porte greke zgjojnë interesin e SHBA-ve  

Postuar në 27 Janar, 2026 18:03

Shtetet e Bashkuara po tregojnë interes të konsiderueshëm për Portin e Elefsinës, Greqi, duke synuar ta kthejnë atë në një qendër strategjike mallrash, logjistike dhe energjie për të kundërshtuar ndikimin kinez (veçanërisht dominimin e COSCO-s në Pire) në Mesdheun Lindor.

Në këtë kuadër, qeveria greke synon të përmirësojë vlerën energjetike dhe ushtarake të Autoritetit Portual të Aleksandrupolit, si dhe për zhvillimin e një porti të ri modern brenda zonës së koncesionit të Autoritetit Portual të Elefsinës.

Sipas ministrit të Çështjeve Detare dhe Politikës Ishullore, Vassilis Kikilias, të cilit i referohet "Kathimerini", puna do të fokusohet në krijimin e dy poleve të veçanta zhvillimi që shkojnë përtej kufijve të ngushtë të menaxhimit portual dhe, mbi të gjitha, në përmirësimin e pozicionit gjeostrategjik të vendit dhe sigurisë energjetike evropiane.

Në portin e Aleksandrupolit, shteti grek ruan kontroll të plotë. Projekti i ri synon jo vetëm lidhjen me lëvizshmërinë ushtarake të NATO-s, por edhe shfrytëzimin e ardhshëm tregtar të portit.

Plani parashikon zgjerimin e sipërfaqeve tokësore të disponueshme për të lehtësuar rolin energjetik të portit, pranë të cilit ndodhet njësia lundruese e rigazifikimit të gazit natyror të lëngshëm (FSRU), pra për të forcuar të ashtuquajturin “Korridor Vertikal”.

Kjo nismë strategjike e promovuar nga Uashingtoni dhe Athina e shndërron portin në një pikë kyçe hyrjeje për importin e gazit natyror të lëngëzuar – kryesisht me origjinë amerikane – drejt Evropës Lindore dhe Ukrainës. Rëndësia e projektit rritet edhe nga ndalimi përfundimtar i importeve të gazit natyror rus nga viti 2028, vendim që Bashkimi Evropian e mori zyrtarisht të hënën.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.