Diplomat nuk kanë më vlerë
Në një intervistë për “Axios”, drejtuesi i “Palantir”, Alex Karp ka paralajmëruar se cikli tradicional i studimeve për çdo të ri që ka të dhëna dhe ambicie, nuk i përgjigjet më ekonomisë dhe kërkesave të tregut.
Nëse je lloji i njeriut që do të donte të shkonte në Yale, zakonisht me IQ të lartë dhe keni përgjithësuar dijen por ajo nuk është specifike, je i mbaruar. Ka disa shkolla që mbase duhet të shkoni, përndryshe, shko në shkollën më të lirë dhe hajde në Palanti
është shprehur ai.
Qëndrime të tilla nga Karp, një individ që bën pjesë në kohortën e personve që kanë mbërthyer audiencën me profecitë ekonomike në kohën e Inteligjencës Artificiale, inaugurojnë një strukturë të re sociale me pasoja kulturore të thella. Kompani si “Palantir”, në të cilat kërkimi është qendra kritike e suksesit, po ndërhyjnë në domenin e Publikes, duke ofruar siguri ekonomike dhe karrierë jashtë sistemit arsimor të gjithëprauar. Këtë vit p.sh “Palantir” shpalli Bursën e Meritokracisë për nxënës të shkollav të mesme të cilëve u ofrohet mundësi në një kompani që vlen 439 miliardë dollarë.
Më e rëndësishmja është premisa që udhëheq Karp në këtë ofertë, dhe ai është Fitimi. Kompani si ajo e tij ofrojnë mundësi të mëdha për fitime gjeometrike në raport me kohën dhe industri të tjera. Karp ka një përkufizim të vetin negativizues për universitetin:
Çdo gjë që keni mësuar në shkollë dhe kolegj për mënyrën sesi bota funksionon, është intelektualisht jo korrekte
Kark ka një të drejtë, ndërkohë që oferta për të qenë një “Palantirian” shkon në këmbim “të rregullave jotransparente të pranimit në universitetet amerikane” që sipas tij kanë shfuqizuar meritokracinë.
Sfida e lëshuar në të vërtetë është parashtrim i problemit me shkollën publike, apo zinxhirin konvencional të edukimit. Por ajo që thotë Karp nuk mund të jetë një ofertë e besueshme dhe afatgjatë. Institucione si Shkolla nuk ekzistojnë dot pa qëllime publike, ato nuk mund të interpretohen si mekanizma suksesi duke i zhveshur nga kontributi publik dhe lidhja organike me kulturën dhe historinë. Shkolla siç e kemi njohur deri më sot ka patjetër mangësi serioze, pasi ajo ka funksionuar mbi paradigmën e të qenit një e Drejtë universale, kur në fakt është një Privilegj.
Shkolla, ose më saktë Dija është privilegj i mendjeve kërkuese dhe kurioze, jo thjesht një çelës për rroga më të mira. Problemi më serioz me këto qasje është fakti se ajo e shndërron arsimimin çështje të praktikës teknologjike, që gradualisht strukturohet në një lloj qytetërimi që urbanizon psikologjinë e njeriut. Pa patur nevojë për vizione, imagjinatë, ëndrra. Një qytetërim ekspertësh dhe ekspertize ku çdo problem nuk adreson më asnjë njerëzore, por në nevojë tregu, funksonaliteti dhe pozicioni kodues.
Ta reduktosh shkollën apo arsimin në një kriter të realizimit të thatë, do të thotë t’i heqësh njeriut një përmasë që e ka definuar deri më sot. Është e habitshme të shohësh sesi suksesi i madh deformon optikën për të analizuar të ardhmen, zhvlerëson paradigmat humaniste dhe etike për të parë tek e ardhmja vetëm një siguri ekonomike.
s.zaimi

Add new comment