Diskutime në Gjermani për tërheqjen e rezervave të arit nga SHBA

Gjendja erratike e marrëdhënieve ndërkombëtare, e krijuar nga lëvzijet e Donald Trump, kanë vënë në lëvizje mekanizmat përfundimtarë të sigurisë kombëtare. Viti që lamë pas është shoqëruar me një vëmendje të shtuar për luhatjet e çmimit të arit, i parë kryesisht si rezerva e fundit e shteteve. Dhe garanci strategjike financimi e tyre.
Këto kohë, raportohet se edhe Gjermania, një vend tradicionalisht aleat i SHBA, kanë nisur procedurën e tërheqjes së rezervës së arit nga New York, ka është i depozituar. Ekonomistë të ndryshëm shprehen se tërheqja e rezervave të arit në Gjermani është e nevojshme pasi në situatën aktuale në SHBA, mbajtja e saj ende aty, është shumë e rrezikshme.
Në interes të një pavarësie më të madhe strategjike nga SHBA, do të ishte këshillë e mirë që Bundesbank të riatdhesonte arin
citohet Emmanuel Mönch, ish-kreu i sektorit të kërkimeve në Bundebank.
Mirëpo Stefan Kornelius, zëdhënësi i qeverisë së Friedrich Merz, ka nënvizuar se tërheqja e arit nuk është aktualisht në konsiderim. Për shumë ekspertë ky diskutim është aktual dhe duhet hapur. Michael Jäger, kreu i Bashkimit të Taksapaguesve Gjermanë mendon se me provokimet për Groenlandën, Trump ka imponuar të menduarit strategjik te të gjithë aktorët e tjerë. Ari duhet siguruar në një vend me akses të lirë nga qeveria në mënyrë që të mos cenohet besimi.
Rezervat gjermane të arit arrijnë në 450 miliardë euro dhe nga të cilat 164 miliardë euro ruhen në SHBA, shifër që përkon me 1 236 ton. Pjesa tjetër ruhet në Frankfurt dhe në Londër.

Add new comment