Afera "Kurum" finalizohet me 30 urdhër arrestee

Postuar në 03 Shkurt, 2026 17:38

Skandali i mbetjeve të kompanisë “Kurum” ka sjellë një operacion masiv të Prokurorisë së Durrësit finalizuar në 30 masa arresti. Çështja ka të bëjë me 816 tonë mbetjeve të rrezikshme që prej muajsh qëndrojnë në Porto Romano në pritje të analizave nga një laborator i specializuar jashtë vendit dhe që u kthyen nga Tajlanda pas raportimeve nga organizata ndërkombëtare.

Në pranga dhe nën masa të tjera shtrënguese kanë rënë përfaqësues dhe drejtues të kompanisë turke “Kurum”, kompanisë shqiptare Sokolaj shpk, por edhe zyrtarë dhe nëpunës të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit

Masat janë si më poshtë:

  • Yusuf Sezai, Administrator i “Kurum”                             arrest me burg
  •  Erdal Demir, Administratori i “Kurum International”       arrest me burg
  • Gjovana Sokolaj, pronare e kompanisë “Sokolaj”          arrest me burg
  • Doni Sokolaj                                                                   arrest me burg
  • Olizana Pemati                                                               arrest me burg
  • Mujo Ilazaj, Drejtori i Transportit “Kurum”                       arrest me burg
  • Rami Bunga                                                                    arrest me burg
  • Harun Sarica, Drejtori i prodhimit të çelikut “Kurum”      arrest me burg
  • Arif Shkalla, Drejtues në kompaninë “Kurum”                 arrest me burg
  • Shaban Hyseni, Drejtor i shitjeve në “Kurum”                 arrest me burg
  • Mirjeta Zotaj, kontabiliste e kompanisë “Sokolaj”            arrest shtëpiak
  • Mikail Hila                                                                        arrest me burg
  • Mbarime Koroci                                                                arrest me burg
  • Nazif Bajrami                                                                    arrest me burg
  • Andon Prifti                                                                       arrest me burg
  • Petrit Qosja                                                                      arrest me burg
  • Julian Kapedani, Dega e Doganës Durrës                       arrest me burg
  • Indrit Likaj, Dega e Doganës Durrës                                arrest me burg
  • Helidon Lila, Dega e Doganës Durrës                              arrest me burg
  • Edmond Voda, Dega e Doganës Durrës                          arrest me burg
  • Shkëlqim Jakupi, Dega e Doganës Durrës                       arrest me burg
  • Florian Çimo                                                                     arrest me burg
  • Gazmend Sina                                                                  arrest me burg
  • Ingo Hesse                                                                       arrest me burg
  • Arta Dollani, Ish- drejtoresha e Përgjithshme e AKM        arrest shtëpiak
  • Marjeta Përlala, Drejtoresha aktuale e AKM                     arrest shtëpiak
  • Dritan Seferaj, Drejtoria e Inspektim- Kontrollit, AKM       arrest me burg
  • Kledina Skendo, Sektori i monitorimit të lejeve, AKM       arrest shtëpiak
  • Bujana Tonçiça, Sektori i lejeve mjedisore, AKM              arrest shtëpiak
  • Evis Mellonashi, Sektori i lejeve mjedisore, AKM              arrest shtëpiak
  • Kejdi Ahmetaj, Drejtoria e Inspektimit, AKM                      arrest me burg
  • Iva Musa, Inspektore e Autoritetit Portual Durrës              arrest shtëpiak
  • Xhulio Golgota Inspektor i Autoritetit Portual Durrës         arrest me burg

Dyshimet lidhen me mënyrën se si mbetjet janë klasifikuar, me lejet e transportit dhe trajtimit, si dhe me dokumentet shoqëruese që kanë mundësuar lëvizjen e tyre jashtë territorit shqiptar. Sipas burimeve, ekzistojnë indice se një pjesë e dokumentacionit është ndryshuar ose përshtatur për të shmangur etiketimin e mbetjeve si të rrezikshme, duke i hapur rrugë eksportit të tyre.

Mbetjet e dyshuara, që sipas rrjetit të Baselit vinin nga hiri i oxhaqeve metalurgjike elektrike u ngarkuan nga kompania shqiptare Sokolaj dhe u destinuan për përpunim në vende që nuk janë anëtare të OECD-së.

Kontejnerët me mbetje të dyshuara të rrezikshme u eksportuan nga Porti i Durrësit për në Tajlandë pa miratimin e vendit pritës. Për këtë arsye, ngarkesa u kthye mbrapsht për në Shqipëri, ku prej muajsh qëndroi në Porto Romano, ndërsa burime thonë se analizat kanë dalë në përundimin se mbetjet ishin jo vetëm të rrezikshme, por edhe kancerogjene. Kompania shqiptare e “Sokolaj” sh.p.k, dhe prodhuesja e këtyre mbetjeve, kompania turke “Kurum International” që operon në ish-Kombinatin Metalurgjik të Elbasanit, janë bërë objekt hetimi  edhe nga Zyra kundër Mashtrimit e Komisionit Europian (OLAF).

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.