Arkiv-Lajme të përditësuara

Britania mbijeton edhe pa euron

Postuar në 23 Shtator, 2012 06:11

Sipas Guvernatorit të Bankës së Anglisë, një nga financierët më të respektuar në botën e financës, planet aktuale të Bankës Qendrore Europiane për shpëtimin e monedhës europiane nuk janë një zgjidhje e përshtashme afatgjatë, se sa thjesht një veprim për të fituar më shumë kohë për gjetjen e alterantivave të tjera. 

Guvernatori i Bankës thote se shtetet anëtare të BE-së kanë punuar shumë gjatë dy viteve të fundit, por “unë nuk mendoj se ka garanci se do të shmangin mbetjen e të gjitha vendeve si anëtare të Eurozonës”, thotë Sir Marvyn King.

Patosi pa rrugë, asnjë investim në 30 vitet e fundit

Postuar në 23 Shtator, 2012 06:05

Infrastruktura rrugore në qytetin e Patosit është tërësisht e dëmtuar duke vështirësuar së tepërmi qarkullimin e qytetarëve dhe automjeteve. Po ashtu, ndotja e ajrit për shkak të pluhurit që ngrejnë makinat ka arritur në nivele alarmante. Banorët e vjetër të qytetit nuk mbajnë mend se kur ka qenë ndërhyrja e fundit në rrugë, por dinë të thonë se rregullimi i tyre është premtuar nga të gjithë kandidatët për kryetarë bashkie.

"Mbi 25-30 vjet që nuk është vënë dorë te kjo rrugë. Është hedhur një asfalt dhe asgjë tjetër",-thotë një banor. 

Hollande bie në pikiatë, vetëm 43% e francezëve e vlerësojnë

Postuar në 23 Shtator, 2012 06:04

Rënie drastike e mbështetjes në opinionin francez për presidentin François Hollande. Sipas një sondazhi të zhvilluar nga Ifop dhe "Journal du dimanche" në Francë, mbështetja për presidentin François Hollande ka rënë me mbi 11 pikë në shtator krahasuar me gushtin. Të dhënat flasin se vetëm 43 për qind e francezëve besojnë se presidenti po qeveris në mënyrën e duhur dhe po i përgjigjet krizës ekonomike. Diferenca është e konsiderueshme, me muajin korrik kur presidentin Hollande e mbështesnin rreth 56 për qind e francezëve, ndërsa në muajin gusht rreth 54 për qind. 

Shqiptaro-amerikanët mbështesin fushatën e Obamës

Postuar në 23 Shtator, 2012 06:01

Në Nju Jork, një grup shqiptaro-amerikanësh të njohur të komunitetit shprehën mbështetjen e tyre për rizgjedhjen e presidentit Barack Obama. Në këtë grup përfshihet edhe ligjvënësi Eliot Engel.

Skandali në burg, protesta masive në Gjeorgji

Postuar në 22 Shtator, 2012 11:42

Mediat gjeorgjiane raportojnë për një miting masiv të opozitës të mbajtur në qytetin perëndimor Zugdidi, në shenjë proteste ndaj një skandali të abuzimit në një burg në Gjeorgji.

Skandali u zbulua nga kanalet e televizioneve të opozitës, të cilat transmetuan pamjet që tregonin abuzimin e të burgosurve nga rojet e burgut.

Skandali vjen vetëm disa ditë para zgjedhjeve parlamentare të 1 tetorit, në të cilat partia e presidentit Mihajl Sakashvili, do të përballet nga blloku opozitar i udhëhequr nga miliarderi Bidzina Ivanishvili.

Portugezët në rrugë, protesta kundër rritjes së taksave

Postuar në 22 Shtator, 2012 08:19

 

Të pastrehët refuzojnë kreditë, Bashkia: Zgjidhja nga Enti i Banesave

Postuar në 22 Shtator, 2012 08:16

 

Kursi i këmbimit, leku humb pikë ndaj valutave

Postuar në 22 Shtator, 2012 08:09

Gjatë kësaj jave monedha vendase ka humbur pikë ndjeshëm kundrejt valutave. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, ditën e hënë një euro u këmbye me 138.89 lekë, ndërsa ditën e premte me 139.4 lekë. Të njëjtën ecuri ka pasur edhe dollari, kur në fillim javë një dollar këmbëhej me 106 lekë, ndërsa ditën e premte me 107.9 lekë. 

Kosovë, raportohen shifra alarmante të papunësisë

Postuar në 22 Shtator, 2012 07:59

Raporti i Entit të Statistikave për regjistrimin e popullsisë jep shifra alarmante për gjendjen e papunësisë në Kosovë. 

Sipas raportit, në Kosovë punojnë vetëm 24.5 për qind e krejt popullsisë ose në numra 278 mijë vetë nga rreth 2 milionë që është regjistruar popullsia. Institucionet kosovare i marrin me rezerva këto raporte, shkruan e perditshmja kosovare, Express.

Vetëm 278 mijë qytetarë të moshës 15 deri në 64 vjeçare janë të punësuar në Kosovë. Kështu tregojnë të dhënat e regjistrimit të popullsisë të publikuara të premten.

Fjalimi historik që ndryshoi Europën

Postuar në 22 Shtator, 2012 07:54

Udhëheqësit gjermanë dhe atë francezë do të përkujtojnë 50-vjetorin e fjalimit të ish-presidentit francez, Charles de Gaulle që shihet si momenti historik që vendosi kthesën në përmirësimin dhe forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. 

De Gaulle në vitin 1962 kishte vizionin dhe kurajon për t’i shtrirë dorën e bashkëpunimit Gjermanisë, pas viteve të tëra ngrirje marrëdhëniesh si pasojë e Luftës së Dytë Botërore.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara