Arkiv-Lajme të përditësuara

Shtrenjtohen sigurimet, shoferët paguajnë 8 % më shumë

Postuar në 21 Shtator, 2012 10:51

Tarifat e siguracionit të automjeteve rriten për herë të dytë brenda vitit. Nga kjo e hënë, sigurimi i një mjeti kushton 6 deri në 8 % më shumë në varësi të kompanisë së sigurimeve. Ato kompani që nuk kanë ndryshuar tarifat për momentin, zakonisht i reflektojnë ato pak më me vonesë.

Hua e re madhore për Spanjën?

Postuar në 21 Shtator, 2012 10:44

Mbi 60 miliardë euro do të nevojiten për të shpëtuar bankat spanjolle, informoi institucioni financiar spanjoll “BBVA”. 

Rezultatet e një komisioni të pavarur për qëndrueshmërinë e sistemit bankar dhe defiçitin e tyre do të publikohet në datën 28 shtator, por disa të dhëna paraprake u publikuan të premten nga e përditshmja “El Pais”, e cila iu referua parashikimeve të ekspertëve bankarë.

Filmi anti-islam, sot pritet një e "premte e zezë" protestash

Postuar në 21 Shtator, 2012 06:12

Franca dhe shume vende të Botës janë përgatitur sot për një tjetër ditë protestash masive kundër filmit anti-islamik dhe karikaturave të profetit Muhamed. Edhe pse është ndaluar nga Parisi zyrtar, myslimanët e Francës pritet të dalin në protestë kundër revistës satirike "Charlie Hebdo", e cila ripublikoi edicionin e saj blasfemik. 

Regjistrimi i popullsisë, Kosova ka 1. 7 milionë banorë

Postuar në 21 Shtator, 2012 06:06

Sipas rezultateve përfundimtare, numri i banorëve që jetojnë në territorin e Kosovës është 1.739.825,  duke përjashtuar këtu komunën e Leposavicit, Zubin Potokut, Zveçanin dhe pjesën veriore të Kosovës. Procesi i regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave, kishte filluar më 1 prill të vitit të kaluar dhe në disa komuna zgjati më shumë se 15 ditë. Regjistrimi i fundit në të cilin kishin marrë pjesë të gjitha etnitë, ishte bërë në vitin 1981.

"Kryengritësit do munden", al-Assad: Nuk do rrëzohem si Gaddafi

Postuar në 21 Shtator, 2012 05:43

 

Presidenti Bashar al-Assad përkundër gjithë liderëve të tjerë të botës myslimane dhe atyre botërorë e ka përshkruar Pranverën Arabe thjesht si përçuese të kaosit. Duke folur për një revistë egjiptiane, në një intervistë të rrallë për Al Ahram Al Arabi, ai nënvizoi gjithashtu se kryengritësit në Siri nuk do të fitojnë. Në këtë mënyrë, shton al-Assad, zgjidhja e vetme për t'i dhënë fund dhunës në vendin e tij është dialogu, pasi Qeveria e tij nuk do të bjerë si ajo e Muammar Gaddafit në Libi. 

Tarifat e masterave profesionalë, më i shtrenjti fakulteti i muzikës

Postuar në 21 Shtator, 2012 05:39

Masterat profesionalë në Fakultetin e Muzikës janë ato që kushtojnë më shumë. Sipas vendosjes së kuotave dhe tarifave nga qeveria, të kryesh një master me kohë të plotë në degën e Kitarës, fizarmonikës, studime bastube apo pedagogji muzikore, të kushton 108 mijë lekë, apo 12 mijë lekë për kredit. 

Madje këto degë kanë dhe kuotat më të ulëta të pranimit që variojnë nga 1-5. Përgjithësit masterat në degët e tjera në të gjitha fakultetet variojë në shumën nga 72 mijë lekë deri në 90 mijë lekë.

Mësimi i shqipes në Greqi, ende nuk ka tekste shkollore

Postuar në 21 Shtator, 2012 05:35

Për pak ditë në qytetin e Selanikut si në shumë qytete të tjera të Greqisë, fillon viti shkollor i mësimit të gjuhës shqipe, për fëmijët e emigrantëve shqiptarë. 

Në Selanik dhe Janica, është viti i 9 që një grup mësuesish, anëtarë të shoqatës së emigrantëve shqiptarë “Nënë Tereza” zhvillojnë mësim vullnetar, për t’iu mësuar fëmijëve të bashkatdhetarëve gjuhën e nënës, ta shkruajnë dhe ta lexojnë atë drejt. 

Universiteti i Tetovës paditet për himnin shqiptar

Postuar në 20 Shtator, 2012 09:07

Prokuroria Publike e Maqedonisë ka ngritur padi penale kundër Universitetit Shtetëror të Tetovës për shkak të himnit kombëtar shqiptar. 

Kjo është bërë e ditur të mërkurën nga kryeprokurori i përgjithshëm i vendit, Lupço Shvrgovski, i cili theksoi se akuza që do të ngrihet kundër USHT-së bazohet në vepër penale për “nxitje të urrejtjes nacionale, racore dhe fetare” lidhur me këndimin e himnit kombëtar shqiptar me rastin e fillimit të vitit të ri akademik 2012/2013 në USHT. 

Thatësira rrit çmimet e fruta-perimeve në treg

Postuar në 20 Shtator, 2012 07:03

Thatësira e tejzgjatur ka ndikuar në rritjen e çmimeve të frutave dhe perimeve në tregjet e vendit me afro 20 deri në 30 lekë për kilogram. 

Skandali me reklamat, PS: Min. e Bujqësisë shpenzoi rreth 400 mijë $

Postuar në 20 Shtator, 2012 06:46

Partia Socialiste ka vijuar dhe sot denoncimin e e skandalit të reklamës shtetërore, ku sipas deputetit Eduard Shalsi në këtë korrupsion është përfshirë dhe Ministria e Bujqësisë. “Ministria e Bujqësisë ka shpenzuar 400 mijë dollarë për reklama. Dhe këto shifra janë sipas dokumenteve zyrtare”, theksoi sot për mediat gjatë një deklarate për shtyp, Shalsi. Duke përmendur një sërë problemesh që vuan Bujqësia, Shalsi theksoi se paratë e Ministrisë kanë shkuar pikërisht për reklama në vend që të zgjidhej problematika. 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara