Thatësira rrit çmimet e fruta-perimeve në treg

Postuar në 20 Shtator, 2012 07:03

Thatësira e tejzgjatur ka ndikuar në rritjen e çmimeve të frutave dhe perimeve në tregjet e vendit me afro 20 deri në 30 lekë për kilogram. 
Sipas ekspertëve të Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, për veç ardhjes së sezonit të vjeshtës, që karakterizohet nga ulja e prodhimit të perimeve, thatësira solli një tjetër tkurrje të prodhimit bujqësor në vend gjatë muajit të fundit, gjë që ndikoi në rritjen e çmimeve. Ekspertët bëjnë të ditur se pas disa javësh produktet vendase do të zëvendësohen plotësisht me mallra importi, duke paralajmëruar kështu për rritje të çmimeve për produktet bujqësore. Gjithsesi, theksojnë ata, trendi i prodhimeve bujqësore për pjesën e mbetur të vitit 2012 do të jetë pozitiv. Me nisjen e muajit tetor do të rritet prodhimi i frutave. 

Referuar treguesve nga dikasteri i Bujqësisë, ky sezon bujqësor shënoi një rritje të konsiderueshme të produkteve bujqësore vendase kundrejt vitit të kaluar. Ndërkohë që rritje progresive shënuan edhe eksportet e këtij sektori. Bujqësia kontribuon me rreth 18% të Produktit të Brendshëm Bruto, duke e bërë kështu një sektor kyç në zhvillimin e ekonomisë së vendit. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.