Tarifat e masterave profesionalë, më i shtrenjti fakulteti i muzikës

Postuar në 21 Shtator, 2012 05:39

Masterat profesionalë në Fakultetin e Muzikës janë ato që kushtojnë më shumë. Sipas vendosjes së kuotave dhe tarifave nga qeveria, të kryesh një master me kohë të plotë në degën e Kitarës, fizarmonikës, studime bastube apo pedagogji muzikore, të kushton 108 mijë lekë, apo 12 mijë lekë për kredit. 

Madje këto degë kanë dhe kuotat më të ulëta të pranimit që variojnë nga 1-5. Përgjithësit masterat në degët e tjera në të gjitha fakultetet variojë në shumën nga 72 mijë lekë deri në 90 mijë lekë.

Sipas vendimit, çdo program studimi i ciklit të dytë "Master profesional", me kohë të plotë, funksionon në vitin e parë, për vitin akademik 2012?2013, në rast se atë e ndjekin, të paktën 10 studentë. Pagesa e tarifës bëhet me këste, të përcaktuara nga institucioni i arsimit të lartë. Pas përfundimit të kohëzgjatjes normale të programit të studimit, studentët që nuk e kanë përfunduar ende programin përkatës, paguajnë vetëm tarifën për kredit të lëndëve të prapambetura.Në çdo program studimi të ciklit të dytë të studimeve "Master profesional", me kohë të plotë, studentët e shkëlqyer nuk e paguajnë tarifën e shkollimit, në vitin akademik 2012-2013.

 

Albanian Screen 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.