Arkiv-Lajme të përditësuara
Fushata kundër karikaturave të Muhamedit
Një gazetë egjiptiane ka gjetur një përgjigje origjinale duke nisur një fushatë kundër karikaturave të turpshme të Profetit Muhamed të publikuara nga revista franceze Charlie Hebdo.
Al-Watan, një e përditshme laike, botoi 13 karikatura të hënën nën sloganin "luftoi karikaturat me karikatura".
Një prej tyre tregon një palë syze përmes të cilave digjen kullat e World Trade Center, me titullin: "Syze perëndimore për botën islame".
Nominimi i Pussy Riot për Çmimin Sakharov, Rusia kritika PE-së
Fierza, në rënie të lirë, zbret 267 metra
Reshjet e pakta nuk e ndalojnë dot tatëpjetën e nivelit të Fierzës, liqenit më të madh në vend, nga ku sigurohet energjia elektrike. Thatësira e tejzgjatur, bashkë me shfrytëzimin maksimal të hidrocentraleve në Veri, kanë shkaktuar zbrazjen e liqenit, niveli i të cilit ka arritur në kuotën e 267 metrave mbi nivelin e detit, ose afro 25 metra më pak nga fillimi i muajit korrik.
Sarandë, problem furnizimi me ujë e energji
Megjithëse sezoni turistik i këtij viti ka shënuar një rritje të numrit të turistëve në Sarandë me rreth 15 % më shumë se viti i kaluar problemet që u lidhën me furnizimin me ujë të pijshëm, energjinë elektrike dhe infrastrukturën rrugore hyrëse në Sarandë, por edhe mospërfundimi i punimeve në portin e Sarandës kanë qene prezente edhe këtë sezon veror.
Postera kundër Xhihadit. "Freedom Defence" mbulon metronë
Lagarde: Rimëkëmbja e largët. Europa me union monetar
SHBA kritikojnë zgjedhjet në Bjellorusi
Mitrovicë, rikthehet dhuna ndëretnike
Rikthehen sulmet me motive ndëretnike ndaj shqiptarëve në veri të Mitrovicës. Këtë herë bëhet fjalë për një sulm fizik ndaj një të riu, që është sulmuar nga persona ende të paidentifikuar.
Ngjarja ndodhi të hënën në mbrëmje në rrugën “Mbreti Peter”, teksa viktima, i identifikuar me inicialet E.D, ishte në shoqërinë e tre personave të tjerë, të gjithë të përkatësisë entike shqiptare.
Van Rompuy: Të ashpërsohen reformat për uljen e defiçitit
Reformë “kapitaliste” në Korenë e Veriut?
Korea e Veriut synon të realizojë reforma që do të lejojnë fermerët të mbajnë më shumë prodhim për veten e tyre në vend që ta dorëzojnë atë pothuajse te gjithe tek shteti, ashtu siç kërkohet aktualisht.
Reforma me nuanca kapitaliste shihet si një tentativë për të inkurajuar prodhimshmërinë në shtetin komunist, ku përqendrimi i buxhetit për projekte ushtarake dhe në industrinë e rëndë ka sjellë mungesa kronike në ushqim.
”BBC” citoi në këtë lajm një editorial në shtypin koreanoverior, por reforma nuk është shpallur ende zyrtarisht.
