Arkiv-Lajme të përditësuara

Zgjedhje në Gjeorgji, 200 mijë mbështetës të opozitës në shesh

Postuar në 30 Shtator, 2012 03:58

 

Dhjetëra mijëra vetë janë mbledhur sot në kryeqytetin Tbilisi të Gjeorgjisë, për të mbështetur politikanin Bidzina Ivanishvili dhe koalicionin e tij opozitar "Ëndërra gjeorgjiane", para zgjedhjeve parlamentare, që mbahen të hënën.

Duke folur para mbështetësve, Ivanishvili tha se qeveria aktuale e Gjeorgjisë e ka "çuar vendin në rrugë pa krye nën pretekstin e demokracisë dhe kujdesit".

Ai pretendoi se qeveria, jo vetëm që ka dështuar t'i realizoj premtimet për zgjidhjen e problemeve të këtij vendi, por "ato i ka shumëfishuar".

Transporti e ndërtimi, vijon rënia

Postuar në 30 Shtator, 2012 03:55

 

Greqi, "To Vima": Grushti i shtetit, që nuk u realizua

Postuar në 30 Shtator, 2012 03:48

Gazeta greke "To Vima" shkruan në numrin e sotëm të saj, se Greqia ka shmangur një grusht shteti, në tetor-nëntor të vitit 2011. 

Shkrimi rendit një sërë ngjarjesh që ndodhën gjatë kësaj periudhe të vitit të kaluar, të cilat e bënë kryeministrin Papandreu të mendojë se ishte në zhvillim një proces, që do të nxiste trazira sociale dhe destabilitet politik, në mënyrë që të krijonte terrenin për përmbysjen e qeverisë dhe për ndërhyrjen ushtarake. 

Gazeta fillon me ngjarjet e 28 tetorit, kur gjatë zhvillimit të paradave të festës, pati episode në shumë qytete të vendit. 

”Parada gay” përçan Serbinë

Postuar në 30 Shtator, 2012 03:46

 

 Parada e komunitetit LBGT sërish kthen Serbinë në një dileme te thelle per lejimin apo ndalimin e saj. 

Për shkak të sigurisë dhe të shkatërrimeve të kryeqytetit disa herë me radhë në të shkuarën, policia serbe pati ndaluar organizimin e paradës gay.

Megjithatë, edhe pse me një president dhe kryeministër të ri, ndonëse ministri i policisë është edhe kryeministër, qeveria serbe është ende duke e diskutuar këtë temë. 

Muzeu i Diktaturës i hapur në 100-vjetorin e pavarësisë

Postuar në 29 Shtator, 2012 13:39

Në 100-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së vendit, Shkodra, qyteti ku numërohen 13 burgje të regjimit komunist, me 601 të pushkatuar, 136 të vdekur në burgje, 2846 të burgosur politikë dhe 1924 të internuar politikë, do të ketë Muzeun e tij të Diktaturës. 

Pakistan, mijëra vetë në protesën kundër filmit antimysliman

Postuar në 29 Shtator, 2012 13:37

Mijëra vetë kanë marrë pjesë sot në protestën kundër filmit të prodhuar privatisht në Shtetet e Bashkuara, që konsiderohet antiislamik, në qytetin Karaçi në Pakistan.

Gjatë marshimit të tyre, disa protestues e shkelnin flamurin amerikan.

Një zyrtar i lartë i policisë në Karaçi tha se në protestë merrinin pjesë "së paku 15 mijë" vetë, ndërsa organizatorët pretendonin se në protestë kanë marrë pjesë ?miliona njerëz?.

Filmi i prodhimit privat "Pafajësia e myslimanëve" ka shkaktuar pakënaqësi dhe shpeshherë demonstrata të dhunshme në gjithë botën.

Kursi valutor, javë me luhatje të forta

Postuar në 29 Shtator, 2012 13:34

Java që po mbyllet në tregjet e këmbimit valutor vendas, u karakterizua nga luhatje të forta për monedhën vendase Lek, e cila u nëncmua ndaj valutave euro dhe dollarë. 

Rusi, anulohet opera e Jezu Krishtit

Postuar në 29 Shtator, 2012 08:20

Teatri i Rostovit në Rusi anuloi vënien në skenë të operas “Jesus Christ Superstar” pas protestave të kishës ortodokse në vend. 

Kisha pretendon se opera e autorit Andrew Lloyd Webber jep imazhin e gabuar të Krishtit dhe nuk duhet vënë në skenë.

Orkestra filarmonike e Rostovit parashikohej të vendoste në skenë operan muajin e ardhshëm. Artistët dhe instrumentistët u shprehën të indinjuar pas vendimit të anulimit të saj dhe kritikuan kishën për ndërhyrje në jetën e përditëshme.

Sondazhi: 31% e shqiptarëve kanë një borxh për të shlyer

Postuar në 29 Shtator, 2012 05:19

31% e familjeve shqiptare thonë se kanë një borxh për të shlyer, ndërkohë që përqindja rritet ndjeshëm në rastin e bizneseve, duke qenë se 56.4% e tyre pranojnë se kanë marrë hua. Të dhënat vijnë si rezultat i një sondazhi të kryer nga Banka e Shqipërisë, ku janë anketuar 1200 familje dhe 800 biznese.

Serbi, drejt ndalimit parada gay

Postuar në 29 Shtator, 2012 05:13

Kryeministri serb, Ivica Daçiç deklaroi se kabineti që ai udhëheq nuk ka marrë ende një vendim nëse do të lejohet apo jo parada e homoseksualëve në 6 tetor në Beograd. 

Daçiç paralajmëroi se vendimi që do të merret do të jetë i përgjegjshëm për sigurinë e kryeqytetit. Gjatë fjalimit në parlamentin vendas, kryeministri serb tha se mbajtja e paradave të homoseksualëve nuk është kusht për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara