Arkiv-Lajme të përditësuara

Serbia ndalon Gay Pride

Postuar në 03 Tetor, 2012 12:31

Ashtu sic edhe pritej, autoritetet serbe ndaluan Gay Pride, paradën e komunitetit homoseksual serb e planifikuar për t’u mbajtur të shtunën e ardhshme. 

Ndalimi u komunikua nga Ministri i Brendshëm i qeverisë së Ivica Daçiç për arsye sigurie dhe për të ruajtur qetësinë publike. Parada përbën një rrezik serioz për trazira në Beograd, por edhe në qytetet e tjera, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Brendshme serbe.

Kriza e borxheve, Franca e Finlanda kërkojnë zgjidhje të shpejta

Postuar në 03 Tetor, 2012 05:47

 

Itali, protestë e rrallë mbi kupolën e Katedrales së Shën Pjetrit!

Postuar në 03 Tetor, 2012 05:42

Ka fjetur mbi kupolën e Shën Pjetrit një sipërmarrës nga Trieste, i cili dje në Romë u ngjit mbi Kupolën e Madhe për herë të dytë pas dy muajsh. 

Marcello Di Finizio, i cili nga ora 17:00 e ditës së djeshme po zhvillon protestën e tij mbi tempullin e krishtërimit, pasi arriti që të hipte përmes njërës nga dritareve deri në majë të një prej Kupolave të Mëdha, vendosi edhe një banderolë gjigante ku shkruhej: ''Ndihmë!!! Ndal Montit, ndal Evropës, ndal multinacionalizmave. Po na zhdukni të gjithëve. Zhvillimi??? Kjo është një masakër sociale''. 

Lagarde: Kina dhe Japonia të angazhohen për ekonominë

Postuar në 03 Tetor, 2012 03:50

 

Roma e paralizuar nga grevat

Postuar në 03 Tetor, 2012 03:48

Një grevë 24-orëshe në Romë i la pasagjerët në radhë të gjata për taksi në rrugët e kryeqytetit italian. Punonjësit e transportit publik pezulluan punën për një ditë duke shprehur në këtë mënyrë pakënaqësinë ndaj pagave aktuale dhe kushteve të punës. 

Autobuzët, tramvajet e metrotë nuk lëvizën nëpër kryeqytet, ku për banorët u ofruan vetëm disa shërbime të vogla alternative. 
   
“24 orë grevë, është pak si shumë. Është një kohë e gjatë që krijon mjaft telashe”, tha një qytetar.

Euro dhe dollari zhvlerësohen ndaj lekut

Postuar në 03 Tetor, 2012 03:45

Në tregun e këmbimit valutor vendas, valutat euro dhe dollarë shënuan sot një zhvlerësim të lehtë ndaj monedhës kombëtare lekë, duke e rikthyer atë në "ditët" e mira. 

Sipas kursit zyrtar të këmbimit, në Bankën e Shqipërisë, pas një rritjeje të shpejtë prej gati dy javësh, monedha e përbashkët euro po humb pikë ndaj lekut shqiptar që prej fundjavës së kalur. 

"Balkan tale", 5 artistë ekspozojnë fotot e tyre

Postuar në 02 Tetor, 2012 15:53

 

Për të dëshmuar mbi pasurinë që na bashkon pesë fotografë nga pesë vende të Ballkanit rrëfejnë nëpërmjet fotografisë një "Përrallë Ballkanike". Ekpsozita me titull "Balkan Tale" e çelur në minitrinë e Kulturës ka bashkuar  artistë të njohur të fotografisë si Juta Benzenberg, Ivan Petrovic apo Kamilo Nolas. Fotografët nga Shqipëria, Kosova, Serbia, Maqedonia e Greqia kanë fokusuar nëpërmjet aparatit monumentet më përfaqësuese që kanë mbetur në këto vende ballkanike nga arkitektura dhe kultura otomane.

UNESCO: Analfabetizmi në Bosnje në nivelin e vendeve afrikane

Postuar në 02 Tetor, 2012 14:52

 Bosnje-Hercegovina gjendet në nivelin e shteteve të pazhvilluara afrikane përsa i përket gjendjes së analfabetizmit, ku 15 për qind e banorëve nuk kanë mbarur arsimin fillor, tregojnë të dhënat e UNESCO-s. 

Pa arsim fillor të përfunduar mes banorëve në moshën 25-35 vjeç në qytetet e Bosnjes janë rreth 7,75 për qind e burrave dhe 22 për qind e grave. 

Kjo përqindje është më e madhe në rrethinat e qyteteve, ku 16 për qind nga burrat dhe 45,5 për qind nga gratë janë analfabetë. 

"The Telegraph" për Shqipërinë: Koha për të investuar në perlën e harruar të Europës

Postuar në 02 Tetor, 2012 14:50

“Shqipëria, dikur një moçal i paarritshëm, sot është e hapur për biznes”.Kështu shkruan gazeta britanike “The Telegraph”. Në shkrimin e Christopher Middleton, vendi ynë konsiderohet një perlë e harruar e Evropës ku duhet investuar. 

“Jo keq, duke pasur parasysh që 15 vjet më parë, ishte e vështirë ta imagjinoje Shqipërinë si një vend me të ardhme. Që prej vitit 1997 kur Shqipëria kontrollohej nga gangsterët e armatosur vendi ka ndryshuar shumë", - thuhet në shkrim. 

Bie influenca e Perëndimit në Ballkan

Postuar në 02 Tetor, 2012 14:49

 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara