UNESCO: Analfabetizmi në Bosnje në nivelin e vendeve afrikane

Bosnje-Hercegovina gjendet në nivelin e shteteve të pazhvilluara afrikane përsa i përket gjendjes së analfabetizmit, ku 15 për qind e banorëve nuk kanë mbarur arsimin fillor, tregojnë të dhënat e UNESCO-s.
Pa arsim fillor të përfunduar mes banorëve në moshën 25-35 vjeç në qytetet e Bosnjes janë rreth 7,75 për qind e burrave dhe 22 për qind e grave.
Kjo përqindje është më e madhe në rrethinat e qyteteve, ku 16 për qind nga burrat dhe 45,5 për qind nga gratë janë analfabetë.
Në fshatra vetëm 25 për qind nga burrat dhe 47,5 për qind nga gratë dinë vetëm të firmosin.
Të dhënat e UNESCO-s tregojnë se pas luftës në vitet '90, numri i analfabetëve në
Bosnje-Hercegovinë në mënyrë drastike është rritur, ndërsa interesi për arsimin është ulur.
Në vendin ballkanik rreth 1,7 milionë njerëz nuk e kanë përfunduar arsimin e mesëm, ndërsa 53,5 për qind e grave të afta për punë kanë vetëm arsim fillor.
Ballkanweb.com
Add new comment