Arkiv-Lajme të përditësuara

Kancelarja gjermane Merkel në Athinë, grekët në rrugë

Postuar në 09 Tetor, 2012 03:13

Kancelarja gjermane Angela Merkel mbërrin sot në Athinë për një qëndrim të shkurtër, vetëm 7 orësh, por vizita e saj do të thotë një mobilizim masiv për kryeqytetin grek. 

7000 forca policie janë në gatishmëri për ruajtjen e sigurisë së Kancelares. 

‘Ligjet’, PS: Të kalojë me urgjencë ligji për ish-të burgosurit politikë

Postuar në 09 Tetor, 2012 03:11

Greva e urisë së ish-të burgosurve politikë ka qënë sërish objekt debati në komisionin e ligjeve. 

Partia Socialiste ka kërkuar sot përfshirjen e menjëhershme në axhendën e komisionit të ligjeve, të projektligjit për dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve politik. 
Deputeti socialist Fatmir Xhafaj ka theksuar se ky projektligj ndodhet në komision që prej muajit janar dhe ende nuk është miratuar. Xhafaj gjithashtu ka kërkuar shpjegime se përse ministri i Drejtësisë Eduart Halimi nuk i është përgjigjur kërkesës së PS-së për seancë dëgjimore në komisionin e ligjeve. 

Trashëgimia shqiptare, shkatërrimi i monumenteve në ekspozitë fotografie

Postuar në 08 Tetor, 2012 11:13

Ajo çfarë ka ndodhur dhe ka mbetur nga objektet e trashëgimisë shqiptare në Kosovë, është dokumentuar në një ekspozitë. Janë 100 fotografi që studiuesi i artit, Fejaz Drancolli, i ka përmbledhur nën titullin "Shkatërrimi i trashëgimisë kulturore në Kosovë 1998-1999". Ato dëshmojnë masakrën që regjimi serb bëri ndaj objekteve historike. 
Ekspozita e mundësuar nga "Instituti për Hulumtimin e Krimeve të Luftës" rrëfen monumentet para dhe pas luftës se vitit 99'.

Ndihma sociale, Britania planifikon të kursejë 10 mld paund

Postuar në 08 Tetor, 2012 11:12

Qeveria britanike është e vendosur të reduktojë edhe 10 miliardë paund të tjera nga buxheti i përfitimeve sociale për të luftuar defiçitin. Sipas BBC, kjo deklaratë e fortë pritet të konfirmohet nga kancelari George Osborne në hapje të konferencës së konservatorëve. Kategoria e atyre që mbështeten nga asistenca sociale kanë reaguar më ashpër ndaj reduktimeve të aplikuara deri tani, ndërsa Osborne sugjeron që të kufizohet dhe numri i fëmijëve në një familje që duhet të mbështeten me përfitime. 

Ligji antiduhan, deputetët: Dështoi zbatimi i tij

Postuar në 08 Tetor, 2012 11:10

Ligji kundër duhanit rindez debatet në komisionin e Shëndetësisë. Deputetët e opozitës dhe të maxhorancës e konsiderojnë ligjin të dështuar, ndërsa thonë se Task-Forca antiduhan ka kryer kontrolle selektive nëpër subjektet private, kryesisht në Tiranë, pasi nëpër rrethe puna e saj nuk ndihet fare. 
Sipas tyre, ligji duhet amenduar ndërsa për zbatimin e tij duhet të përfshihen edhe forcat e policisë.

Eurozonë, formohet “fondi i emergjencës”

Postuar në 08 Tetor, 2012 11:05

Fondi i ri i përhershëm i Eurozonës, i destinuar për të ndihmuar ekonomitë në vështirësi dhe bankat, do të shpallet pasditen e hënës nga ministrat e Financave të vendeve të Eurozonës. 

Mekanizmi Europian i Stabilitetit do të ketë një fond të gatshëm kreditimi prej 500 miliardë eurosh, shumë që do të grumbullohet në dy vitet e ardhshme.

Pritet që mekanizmi të rikthejë besimin e lëkundur në ekonominë europiane dhe të ndihmojë për rikthimin e investimeve në kontinent.

Ish të përndjekurit, protestë para Kuvendit

Postuar në 08 Tetor, 2012 02:33

Pritet që paraditen e sotme të zhvillimohet protesta e radhës e ish të përndjekurve para institucioneve të vendit, me kërkesën për dëmshpërblim për vitet e burgut që kanë kryer në kohën e komunizmit. 

Të hënën, greva e urisë është në ditën e 16-të të saj dhe shumë prej grevistëve janë në gjendje të përkeqësuar shëndetësore.

Protestuesit kërkojnë solidarizim të qytetarëve, për të qenë të pranishëm përpara zyrave të Kuvendit.

"Stacioni Ad Quintium" drejt shkatërrimit, asnjë investim

Postuar në 08 Tetor, 2012 02:27

"Stacioni rrugor Ad Quintium" është një nga ndërtimet më të rëndësishme të kryera nga Romakët gjatë shekullit  të II ? IV pas krishtit. I shtrirë përgjatë rrugës Egnatia në fshatin Bradashesh në Elbasan stacioni gëzon prej disa vitesh statusin e monumentit të kulturës. Institucionet e ruajtjes së monumenteve qoftë ato lokale, qoftë ato qëndrore janë mjaftuar vetëm me dhënien e këtij statusi dhe nuk kanë ndërmarrë asnjë hap tjetër për ta ruajtur atë dhe as për ta kthyer në një vend të vizitueshëm për turistët. 

Athinë, 7000 policë për ruajtjen e sigurisë së kancelares Merkel

Postuar në 08 Tetor, 2012 02:20

Policia dhe ministria greke e Mbrojtjes janë në gjendje gatishmërie të plotë, për vizitën që kancelarja gjermane Angela Merkel do të zhvillojë më 9 tetor në Athinë, ndërkohë që janë njoftuar lëvizje proteste të sindikatave të punonjësve. 

Të martën pritet të aktivizohet gati gjithë forca policore e Atikës. Thuhet se masat do të jenë të ngjashme dhe të krahasueshme me ato të nëntorit 1999, gjatë vizitës së presidentit të atëhershëm amerikan, Bill Klinton.

Qeveria greke: Leje e përhershme qëndrimi për minoritarët

Postuar në 08 Tetor, 2012 02:17

Greqia krijon lehtësira për minoritarët grekë, duke iu thjeshtuar procedurat e marrjes së nënshtetësisë dhe duke eliminuar pengesat burokratike për qëndrimin e tyre në Greqi. 

Ministri grek i Rendit Publik dhe Mbrojtjes së Qytetarit, Nikos Dendias së bashku me zëvendësministrin e Brendshëm, Haralambos Athanassiou vendosën që Kartat e Identitetit të minoritarëve grekë, të cilat mbahen kryesisht nga minoritarët në Shqipëri, dhe që deri tani janë nxjerrë çdo 10 vjet, të konvertohen automatikisht në leje me fuqi të përhershme. 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara