Qeveria greke: Leje e përhershme qëndrimi për minoritarët

Postuar në 08 Tetor, 2012 02:17

Greqia krijon lehtësira për minoritarët grekë, duke iu thjeshtuar procedurat e marrjes së nënshtetësisë dhe duke eliminuar pengesat burokratike për qëndrimin e tyre në Greqi. 

Ministri grek i Rendit Publik dhe Mbrojtjes së Qytetarit, Nikos Dendias së bashku me zëvendësministrin e Brendshëm, Haralambos Athanassiou vendosën që Kartat e Identitetit të minoritarëve grekë, të cilat mbahen kryesisht nga minoritarët në Shqipëri, dhe që deri tani janë nxjerrë çdo 10 vjet, të konvertohen automatikisht në leje me fuqi të përhershme. 

Pra gjithë personat që mbajnë “Kartë identiteti të veçantë homogjene”, ose “Kartë për të huajt me prejardhje greke” (në foto), e cila rinovohet çdo 10 vjet, do të përfitojnë leje të përhershme qëndrimi, nga vendimi i qeverisë greke. 

Dy përfaqësuesit e qeverisë greke diskutuan jo vetëm për adresimin e çështjes së pengesave burokratike, lidhur me qëndrimin e minoritarëve në Greqi, por edhe për të lehtësuar procesin e marrjes së shtetësisë greke, nga ata që dëshirojnë. 

Për këtë qëllim, në një takim të dytë së shpejti do të nënshkruhet vendimi i përbashkët ministror. 

Ndërkohë që lehtëson procedurat për marrjen e shtetësisë nga minoritarët, Greqia i vështirëson ato për emigrantët. Së shpejti Parlamenti grek do të miratojë ligjin e ri, ku parashikohen ndryshime në procedurat e marrjes së nënshtetësisë greke për emigrantët. Ndërsa ligji i PASOK i jepte të drejtën e nënshtetësisë një emigranti që ka jetuar 7 vjet në Greqi, qeveria Samaras e ndryshon këtë kriter duke e çuar në 10 vjet. Ligji i ri parashikon edhe ndryshime të tjera, si psh, fëmija e emigrantit në moshën 18 vjeç duhet të vendosë vetë për shtetësinë që dëshiron të mbajë. 

 

Anila Jole

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.