Ndihma sociale, Britania planifikon të kursejë 10 mld paund

Postuar në 08 Tetor, 2012 11:12

Qeveria britanike është e vendosur të reduktojë edhe 10 miliardë paund të tjera nga buxheti i përfitimeve sociale për të luftuar defiçitin. Sipas BBC, kjo deklaratë e fortë pritet të konfirmohet nga kancelari George Osborne në hapje të konferencës së konservatorëve. Kategoria e atyre që mbështeten nga asistenca sociale kanë reaguar më ashpër ndaj reduktimeve të aplikuara deri tani, ndërsa Osborne sugjeron që të kufizohet dhe numri i fëmijëve në një familje që duhet të mbështeten me përfitime. 

Sipas tij, është e vërtetë që më të pasurit duhet të paguajnë më shumë taksa, por buxheti nuk mund të jetë i balancuar "thjesht në kuletat e pasura". Kancelari do të mbështesë edhe taksën e rezidencës për pronat e shtrenjta të kërkuar nga Liberal-Demokratët. Fatura e re sociale për vitet 2016-'17, i mbishtohet 18 miliardë paund reduktimeve të shpallura në vitin 2010, në një kohë kur sipas analistëve, rënia ekonomike po zgjat më shumë se sa pritej. Fatura e mirëqënies është prekur tashmë në mënyrë të qenësishme kështu është kufizuar asistenca për strehimin për të papunët nën moshën 25-vjeçare dhe të frenojë uljen e taksave në familjet me shumë fëmijë duke bërë të mundur që përqindja e përfitimeve të jetë më e ulët se shkalla e inflacionit. 

Kancelari është shprehur i vendosur për të përmbushur objektivin e tij për balancimin e buxhetit të Britanisë së Madhe brenda pesë viteve, ndërsa ka paraqitur një bilanc reduktimesh drastike përsa i përket asistencës së strehimit, asistencës për fëmijët dhe për personat me aftësi të kufizuara. Megjithatë si zë që sheh rritje në buxhetin e konservatorëve në një kohë kursimesh do të jenë 200 milionë paund në financimin e qeverisë për kërkime shkencore në universitetet angleze.

 

Albanian Screen 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.