"Stacioni Ad Quintium" drejt shkatërrimit, asnjë investim

"Stacioni rrugor Ad Quintium" është një nga ndërtimet më të rëndësishme të kryera nga Romakët gjatë shekullit të II ? IV pas krishtit. I shtrirë përgjatë rrugës Egnatia në fshatin Bradashesh në Elbasan stacioni gëzon prej disa vitesh statusin e monumentit të kulturës. Institucionet e ruajtjes së monumenteve qoftë ato lokale, qoftë ato qëndrore janë mjaftuar vetëm me dhënien e këtij statusi dhe nuk kanë ndërmarrë asnjë hap tjetër për ta ruajtur atë dhe as për ta kthyer në një vend të vizitueshëm për turistët.
"Vijnë lloj-lloj turistësh, francezë, italianë, vijnë nxënës nga shkolla e rrethe të ndryshme, por ç'të shohin? Të hyjnë nëpër ferra, mure? Porta s'ka. Këtë punë e kanë lënë në harresë. A e kanë lënë vetë, a është çelur fondi tani, ata e dinë",-thotë një banor i zonës.
"Stacionin rrugor Ad Quintium" renditet ndër 20 Monumentet e Kulturës më të rëndësishëm të Elbasanit por megjithatë ai po shkon drejt shkatërrimit.Komuna nuk ndërhyr për ruajtjen e stacionit me pretendimin se ai është në inventarin e institutit të monumenteve të kulturës , ndërsa ky i fundit për mungesë fondësh as nuk mund ta ruajë dhe as restaurojë këtë vlerë historike.
Albanian Screen
Add new comment