Ish të përndjekurit, protestë para Kuvendit

Postuar në 08 Tetor, 2012 02:33

Pritet që paraditen e sotme të zhvillimohet protesta e radhës e ish të përndjekurve para institucioneve të vendit, me kërkesën për dëmshpërblim për vitet e burgut që kanë kryer në kohën e komunizmit. 

Të hënën, greva e urisë është në ditën e 16-të të saj dhe shumë prej grevistëve janë në gjendje të përkeqësuar shëndetësore.

Protestuesit kërkojnë solidarizim të qytetarëve, për të qenë të pranishëm përpara zyrave të Kuvendit.

“U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të bashkohen me ne, nuk ka rëndësi se kë parti politike simpatizojnë”, thonë ish të përndjekurit.

Grevistët janë të vendosur që ta cojnë këtë grevë deri në fund, sepse duan domosdoshmërisht që të marrin dëmshpërblimin e tyre. duke theksuar se kjo protestë nuk është politike, por thjesht ekonomike.

 

top-channel.tv

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.