Arkiv-Lajme të përditësuara

Greqi, papunësia arrin një tjetër nivel rekord

Postuar në 12 Tetor, 2012 11:04

 

Papunësia në Greqi ka arritur një tjetër nivel rekord prej 25.1% në muajin korrik, tregojnë të dhënat zyrtare. Të gjithë parametrat paralajmërojnë se papunësia në Greqi do të vazhdoj të rritet, ndërsa kriza financiare atje vazhdon.Ekonomia ka shënuar rënie me një të pestën prej fillimit të recesionit në vitin 2008, ndërsa papunësia në mesin e të rinjve ka arritur në më tepër se 50%. Vitin e ardhshëm, pritet që ekonomia e Greqisë të hyjë në vitin e gjashtë të recesionit. Albanian Screen 

Itali, protesta masive të studentëve

Postuar në 12 Tetor, 2012 10:55

 

 Studentë dhe profesorë në Itali kanë protestuar të premten në 90 qytete të vendit kundër shkurtimeve të fondeve për arsimin të planifikuar nga kryeministri Mario Monti. Parulla e përdorur ka qenë “Të mbrojmë të ardhmen”. 

Në Romë protesta nisi me një tubim të studentëve përpara selisë së Parlamentit Evropian, që është pasuar nga një marshim i përbashkët me profesorët në rrugët kryesore të kryeqytetit. Në tërësi, sipas organizatorëve të manifestimit, kanë qenë të pranishëm rreth 90 mijë vetë.  top-channel.tv

Greqia, përplasje FMN-Gjermani

Postuar në 12 Tetor, 2012 10:53

Kryetarja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde mbështet thirrjet e Greqisë për t’i dhënë më shumë kohë në realizimin e planit të shkurtimeve drastike financiare. 

Gjatë forumit financiar në Tokio të Japonisë, ish-ministrja franceze e financave tha se ideja e kohëzgjatjes së detyrimeve për Athinën mund të jetë një mënyrë më e mirë se sa “dora e hekurt” për të detyruar Greqinë të përmbushë planin e daljes nga kriza e thellë financiare. 

Recesion i thellë, S&P: Spanja, vështirësi në rimëkëmbje

Postuar në 11 Tetor, 2012 09:40

Agjencia e vlerësimit Standard&Poor's ka ulur vlerësimin e saj për borxhin e Spanjës me dy pikë. Madridi bie nga vlerësimi me 3B+ në 3B-. Parashikimi për vendin, sipas agjencisë, vazhdon të mbetet negativ dhe nuk mund të përjashtohet në të ardhmen, mundësia e një uljeje të mëtejshme. Arsyeja për vendimin e Standard & Poor's është recesioni i thellë, nga i cili ekonomia spanjolle nuk duket në gjendje për të dalë. 

Protestë në Durrës, banorët kundër kredive për strehim

Postuar në 11 Tetor, 2012 09:39

Dhjetëra banorë që jetojnë në shtëpitë e ish-pronarëve në Durrës kanë protestuar kundër aktit normativ të qeverisë që kërkon lirimin e banesave të tyre nga data 1 nëntor. Banorët kanë protestuar para pallatit të sportit "Ramazan Njala" me pankarta kur kërkohej rrëzimi i aktit normativ dhe strehimi i tyre. Sipas protestuesve, akti normativ është antikushtetues dhe diskriminues, pasi ata jetojnë në shtëpi që shteti ua ka dhënë në të kaluarën.

Greqi, Trojka: Ishujt me më pak se 150 banorë të evakuohen

Postuar në 11 Tetor, 2012 09:36

Një kërkesë të veçantë mësohet t’i ketë artikuluar Trojka qeverisë greke. Gjatë një takimi me zyrtarë të Ministrisë greke të Marinës dhe Egjeut, Trojka ka sugjeruar që të evakuohen ishujt grekë, të cilat kanë popullsi prej më pak se 150 banorë, sepse rëndojnë buxhetin e shtetit. 

Ekonomia gjermane e rrezikuar nga recesioni

Postuar në 11 Tetor, 2012 09:35

Një grup ekspertësh financiarë paralajmëruan Gjermaninë mbi rrezikun e përfshirjes në recesion. 

Ekonomia më e madhe e Europës ka përballuar mirë krizën ekonomike të Eurozonës, por ekspozimi gjithmonë e më i madh në krizën e borxheve bën që të dëmtohet rritja ekonomike dhe të rrezikohet seriozisht një periudhë stanjacioni apo tkurrje ekonomike.

Gjithashtu, grupi i ekspertëve sulmoi nismën e fundit të Bankës Qendrore Europiane, për formimin e Mekanizimit të Shpëtimit, duke thënë se financimi i borxhit rrit rrezikun e inflacionit së monedhës së përbashkët.

Greqi, papunësia në korrik mbi 25%

Postuar në 11 Tetor, 2012 09:33

Papunësia në Greqi ka kaluar në muajin korrik kuotën 25 për qind, ka njoftuar enti helen i statistikave, ASE, duke vënë në dukje një shifër prej 25.1 për qind. 

Shifra në fjalë është shumë më e lartë se ajo e 17.8 për qind e korrikut të një viti më parë dhe më e lartë se 24 për qind që u regjistrua në qershor të vitit 2012. 

Sipas ASE, më shumë se çereku i krahut të punës në korrik ishte i papunë. Bëhet fjalë për 1 milion e 261 mijë persona kundrejt 3.7 milionë që kanë një vend pune. 

Nobeli në kimi për dy shkencëtarë amerikanët

Postuar në 10 Tetor, 2012 12:47

 

Sëmundjet mendore, në 2030 do të zënë vendin e parë në Shqipëri

Postuar në 10 Tetor, 2012 12:46

Në 2030 sëmundjet mendore priten të jenë numri një, duke lënë pas ato të zemrës dhe kancerit. Në Ditën Botërore të Shëndetit Mendor drejtues të shëndetësisë raportuan se këto sëmundje duhet të kapen dhe të mjekohen në kohë, ndërsa renditin depresionin si llojin më të shpeshtë të sëmundjeve mendore.  Vetëm në qendrat e shërbimit komunitar të shëndetit mendor në Tiranë në këta 9 muaj janë kryer rreth 15 mijë vizita.  3 mijë nga këto vizita janë realizuar për fëmijë dhe adoleshentë.  

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara