Arkiv-Lajme të përditësuara

Kriza, Hollande: Më e keqja kaloi

Postuar në 17 Tetor, 2012 13:26

 

 

Për presidenti francez, Hollande “më e keqja, dmth rreziku për një shpërthim të zonës Euro, ka kaluar” dhe tani është koha për rimëkëmbjen e ekonomisë dhe luftën ndaj papunësisë. 

Deklarata e presidentit francez u lëshua në një intervistë për gazetën franceze “Le Monde”. Megjithatë, thotë Hollande ekonomitë e zonës së monedhës së përbashkët janë ende larg përformancës së tyre më të mirë, ndaj na takon ne të rindërtojmë të ardhmen, vijon ai.

Shumica e serbëve kundër integrimit në BE

Postuar në 17 Tetor, 2012 13:08

Serbët janë me shumicë kundër integrimit në Bashkimin Europian, tregoi një sondazh i realizuar nga një organizatë qeveritare, raportuar te merkuren nga e perditshmja "B92". 

Sipas sondazhit të zhvilluar nga Qendra e Beogradit për Politikën e Sigurisë, grupmosha e të rinjve është ajo që kundërshton më shumë integrimit.

Në total, mbështetja e popullsisë serbe për integrimin qëndron aktualisht në vetëm 47% dhe kjo mbështetje është duke regjistruar rënie të vazhdueshme.

Reklamë anti islam në metronë e Washington-it

Postuar në 17 Tetor, 2012 05:53

Një gjykatës në Washington vendosi se autoritetet e metrosë së qytetit duhet ta lejojnë publikimin në stacione të një reklame pro-izraelite, që cilëson radikalët myslimanë si njerëz të egër. Ekspertët ligjorë thonë se nuk ka asnjë mënyrë për të shmangur Amendamentin e Parë të Kushtetutës amerikane, i cili mbron lirinë e fjalës, edhe nëse disa njerëz e konsiderojnë përmbajtjen ofenduese.

Vidhen impresionistët në Hollandë, grabiten 7 piktura me vlerë

Postuar në 17 Tetor, 2012 05:18

 

7 piktura me vlerë janë  vjedhur gjatë orëve të natës në  muzeun Kunsthal të Rotterdam-it. Lajmin e bën të ditur  policia holandeze sipas të  cilës mes kryeveprave të vjedhura ka një  pikturë të  Pablo Picasso, një të Henri Matisse e dy të Claude Monet. 

Piktura e Paul Gauguin, Lucian Freud dhe Meyer de Haan, ishin gjithashtu në listën e pikturave të vjedhura nga muzeu i Rotterdamit. Vlera e  pikturave të vjedhura është disa miliona dollarë e  nga muzeu pohojnë se behët fjalë për një nga vjedhjet më dramatike të  bostës së  artit vitet e fundit.

Të dënuarit e Peqinit, në grevë urie

Postuar në 17 Tetor, 2012 05:15

 

 Dhjetëra të dënuar në burgun e Peqinit kanë nisur të mërkurën një grevë urie pasi shprehen të pakënaqur nga amnistia që do të bëhet me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. Të dënuarit kanë deklaruar se do të refuzojnë ushqimin e institucionit të vuajtjes së dënimit, por edhe të familjarëve të tyre. 

Greqi, nesër grevë 24 orëshe e sektorit publik dhe privat

Postuar në 17 Tetor, 2012 05:13

Nesër Greqia do të paralizohet sërish nga një grevë 24 orëshe, organizuar nga sindikatat e sektorit publik dhe privat. 

Në grevë do të marrin pjesë punonjës të ndërmarrjeve shtetërore, të transportit publik, avokatët, noterët, farmacistët, përmbaruesit, punonjësit e bankës, të kompanive të sigurimeve, të porteve etj. 

Në grevë do të përfshihen gjithashtu punonjësit e trenave, metrove, tramvajeve e taksive, ndaj qarkullimi do të jetë i vështirë. 

Dita Botërore e Ushqimit: Ende ka uri dhe varfëri

Postuar në 16 Tetor, 2012 13:14

Teksa njerëzimi ecën me hapin e kohës, dhe në një kohë që njerëzimi ka thyer barrierën e shpejtësisë së zërit, pasi Felix Baumgartner ditën e dielë arriti shpejtësinë 1342 km/h pasi u hodh nga një lartësi prej 39 kilometrash, në Nju Meksiko, Bota përballet me sfidën e ushqimit dhe varfërisë globale. 

Në ditën Botërore të Ushqimit ky do jetë edhe fokusi i aktiviteteve, ku tema e këtij viti do jetë: “Kooperativat e agrikulturës – çelës i ushqimit të botës”. 

Spanjë, gjyqi për “ndotjen e shekullit”

Postuar në 16 Tetor, 2012 13:07

 

 Në Spanjë nisi procesi gjyqësor mbi dëmin më të madh mjedisor të vendit, pas mbytjes së një anije çisternë në vitin 2002. 

Apostolos Manguaras, kapiteni grek i anijes, është duke u gjykuar së bashku me dy anëtarë të tjerë të ekuipazhit në gjykatën e La Korunjës.

Rreth 50 mijë tonë naftë u përhapën në brigjet spanjolle pas “Prestige Oil” pësoi një avari dhe u mbyt, duke ndotur disa dhjetëra kilometra vijë bregdetare të Oqeanit Atlantik.

U deshën tetë vjet hetime për të ngritur çështjen dhe dy vjet më shumë për ta paraqitur atë në gjykatë.

Levan-Vlorë, projekti me gabime

Postuar në 16 Tetor, 2012 04:10

Komisioni Parlamentar i Ekonomisë ka miratuar dje një fond të ri prej 3 milionë eurosh, i cili do t’i shtohet shumës së llogaritur paraprakisht për ndërtimin e segmentit Levan- Vlorë. 

Kuba heq lejen për të dalë jashtë shtetit për kubanezët

Postuar në 16 Tetor, 2012 03:42

Kuba ka lajmëruar se do të heqë lejet që u duhet qytetarëve të saj për të udhëtuar jashtë vendit. Televizioni shtetëror kuban thotë se kjo lëvizje do të japë efektet në 14 janar të vitit të ardhshëm, duke rinovuar kështu dhe ligjet e migracionit, për të reflektuar edhe rrethanat e ardhshme.

Kubanezët për mometin duhet të kalojnë një sërë procedurash të gjata dhe të shtrenjta për të marr leje dhe disidentëve kjo u është mohuar shpesh. Kjo lëvizje është në serinë e reformave që po ndërmerren nga presidenti Raul Castro. Tashmë kubanezëve do tu duhet vetëm pasaporta për të udhëtuar.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara